SHBA zgjeron sulmet ndaj Iranit, Teherani kundërpërgjigjet

16 Korrik 2026 | 07:11

Ushtria amerikane njoftoi se ka përfunduar valën e saj të fundit të sulmeve ndaj Iranit, duke goditur për herë të parë në këtë fazë objektiva në veri të vendit dhe rreth Teheranit. Paralelisht, forcat amerikane thanë se kanë goditur edhe një cisternë nafte që, sipas tyre, po përpiqej të thyente bllokadën detare të vendosur ndaj Iranit.

Sipas mediave shtetërore iraniane, sulmet amerikane goditën zona pranë Teheranit, ishullin Qeshm, qytetin portual Chabahar dhe provincën veriore Semnan, ku ndodhen objekte të lidhura me prodhimin e raketave balistike dhe programin hapësinor të Iranit.

Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) deklaroi se operacionet kishin në shënjestër qendra komanduese, sisteme të mbrojtjes ajrore, kapacitete raketore dhe të dronëve, si edhe objekte të mbikëqyrjes bregdetare, përfshirë zona në Bandar Abbas.

Nga ana tjetër, Irani reagoi duke lëshuar raketa dhe dronë drejt Bahreinit dhe Kuvajtit, në atë që e cilësoi si kundërpërgjigje ndaj sulmeve amerikane.

Ministria iraniane e Shëndetësisë bëri të ditur se të paktën 35 persona kanë humbur jetën dhe mbi 300 të tjerë janë plagosur nga bombardimet e vazhdueshme amerikane.

Ndërkohë, SHBA deklaroi se goditi me raketë një cisternë nafte me flamur të Curaçaos, pasi anija, sipas autoriteteve amerikane, po lundronte drejt terminalit kryesor iranian të eksportit të naftës në ishullin Kharg dhe kishte injoruar disa paralajmërime.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Irani paralajmëron SHBA-në: Do të shkatërrojmë infrastrukturën rajonale nëse goditet infrastruktura jonë

Irani paralajmëroi të enjten se do të shkatërrojë infrastrukturën rajonale nëse SHBA-të synojnë infrastrukturën iraniane, sipas raportimeve të mediave vendase. Ebrahim Zolfaghari, zëdhënës i Shtabit...
09:10 | 16/07/2026

Dy anije përmbysen në brigjet e Mianmarit, humbin jetën mbi 500 persona

Më shumë se 500 persona, shumica e të cilëve i përkasin komunitetit të persekutuar Rohingya, dyshohet se kanë vdekur pasi dy anije që i transportonin...
09:09 | 16/07/2026

Raporti: SHBA shqyrton skenarë ushtarakë për Kubën, përfshirë dislokimin e mijëra trupave

Planifikuesit ushtarakë amerikanë kanë shqyrtuar një sërë opsionesh për veprime të mundshme kundër Kubës, përfshirë një sulm ajror të udhëhequr nga ushtria që do të...
08:51 | 16/07/2026