Trump: Irani liroi një shtetase amerikane të burgosur që prej dhjetorit 2024
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se një shtetase amerikane, e cila mbahej e burgosur në Iran që prej dhjetorit 2024, është liruar.
Përmes një postimi në Truth Social, Trump tha se gruaja tashmë ndodhet jashtë Iranit dhe është në gjendje të mirë, por nuk zbuloi identitetin e saj apo arsyen e ndalimit.
“Irani ka lejuar një shtetase amerikane, e burgosur në mënyrë të paligjshme që nga dhjetori i vitit 2024, të largohet nga vendi. Ajo tani është e sigurt jashtë Iranit dhe është mirë. Shtetet e Bashkuara e vlerësojnë këtë gjest vullneti të mirë nga Irani!”, shkroi Trump.
Njoftimi vjen në një periudhë tensionesh mes Uashingtonit dhe Teheranit, pasi ditët e fundit Trump urdhëroi rifillimin e bombardimeve kundër Iranit dhe rivendosjen e një bllokade në portet e Gjirit.
Irani ka burgosur ndër vite disa shtetas perëndimorë, të cilët zakonisht akuzohen për spiunazh. Vendet perëndimore e kanë akuzuar vazhdimisht Teheranin se i përdor këta të burgosur si mjet presioni në negociatat me shtetet e tjera.
Në muajin maj, autoritetet amerikane njoftuan se një shtetase iraniane me status rezidenti të përhershëm në SHBA u lirua pasi vuajti një dënim 10-vjeçar me burg në Iran.
Të rrethuar nga zjarri, ekipi i trenit në Kanada rrezikon jetën nga flakët (VIDEO)
ICE arreston 238 emigrantë në një operacion njëditor në Teksas
Vance e pranon: Administrata Trump keqmenaxhoi publikimin e dosjeve të Epstein
- 11:39 Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor
- 11:29 Të rrethuar nga zjarri, ekipi i trenit në Kanada rrezikon jetën nga flakët (VIDEO)
- 11:20 ICE arreston 238 emigrantë në një operacion njëditor në Teksas
- 10:55 Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)
- 10:51 Vance e pranon: Administrata Trump keqmenaxhoi publikimin e dosjeve të Epstein
- 10:41 Avioni luftarak fluturon vetëm pak metra mbi pushuesit në Florida, Marina Amerikane hap hetim (VIDEO)