Shqipëria një hap larg kalimit në euro

16 Korrik 2026 | 18:51

Shqipëria po përgatit bazën ligjore për adoptimin e euros si monedhë kombëtare. Në projektligjin e ri “Për Bankën e Shqipërisë”, i nxjerrë për konsultim publik, është përfshirë për herë të parë një kapitull i posaçëm që rregullon funksionimin e bankës qendrore në momentin kur vendi të bëhet pjesë e Eurozonës.

Drafti përcakton se, sapo euro të miratohet si monedhë zyrtare e Republikës së Shqipërisë, ajo do të zëvendësojë lekun si njësi monetare. Banka e Shqipërisë do të marrë përgjegjësinë për hedhjen në qarkullim dhe tërheqjen e kartëmonedhave dhe monedhave euro, duke vepruar në përputhje me legjislacionin e Bashkimit Evropian dhe rregullat e Bankës Qendrore Evropiane.

Një tjetër element i parashikuar në projektligj është e drejta e Bankës së Shqipërisë për të përcaktuar dizajnin kombëtar të monedhave metalike euro që do të emetohen nga vendi, gjithmonë sipas standardeve të përcaktuara nga Bashkimi Evropian.

Sipas nenit 91 të draftit, euro do të jetë njësia monetare e Republikës së Shqipërisë, ndërsa Banka e Shqipërisë do të ketë kompetencën për emetimin dhe administrimin e saj në treg.

Projektligji rregullon gjithashtu mënyrën e administrimit të rezervave valutore pas hyrjes në Eurozonë. Në dokument parashikohet që këto rezerva të menaxhohen në përputhje me Traktatin për Funksionimin e Bashkimit Evropian, Statutin e Sistemit Evropian të Bankave Qendrore, aktet e Bankës Qendrore Evropiane dhe rregulloret e BE-së.

Megjithatë, këto dispozita do të hyjnë në fuqi vetëm pasi Shqipëria të anëtarësohet në Bashkimin Evropian dhe të përmbushë kriteret e nevojshme për t’u bërë pjesë e Eurozonës. Aktualisht, euro përdoret si monedhë zyrtare në 21 nga 27 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga

Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu është regjistruar këtë të enjte në aksin rrugor “Elbasan–Librazhd”. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mengël, ku...
19:21 | 16/07/2026

Helmimi i Akademisë së Sigurisë, AKU: Analizat janë në rregull, zhbllokoni aktivitetin e SORI-AL

AKU ka zhbllokuar ditën e sotme aktivitetin e kompanisë Sori-AL, i cili ishte ndërprerë pas helmimit të 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë. Përmes një...
19:06 | 16/07/2026

Arrestohen në flagrancë dy efektivë të Komisariatit Nr. 3 në Tiranë, dyshohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre

Dy punonjës të Policisë së Shtetit janë arrestuar në flagrancë në Tiranë, pasi dyshohen për veprat penale të “korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione...
17:59 | 16/07/2026