Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026

17 Korrik 2026 | 14:09

Raiffeisen Bank Shqipëri është vlerësuar me tre nga çmimet më prestigjioze ndërkombëtare të industrisë bankare në kuadër të Euromoney Awards for Excellence 2026, duke u shpallur:

“Banka më e Mirë për Korporatat në Shqipëri”

“Banka më e Mirë Digjitale në Shqipëri”

“Banka më e Mirë për ESG në Shqipëri”

Këto vlerësime përfaqësojnë një njohje të rëndësishme ndërkombëtare për strategjinë që Raiffeisen Bank ka ndjekur ndër vite, duke investuar vazhdimisht në transformimin digjital, zhvillimin e zgjidhjeve inovative për klientët, mbështetjen e biznesit shqiptar dhe promovimin e një modeli bankar të bazuar në qëndrueshmëri. Ato konfirmojnë rolin e bankës si një partner i besueshëm për individët, bizneset dhe institucionet, si edhe pozicionin e saj si një nga institucionet financiare lider në vend.

Çmimi “Banka më e mirë për Korporatat në Shqipëri” vlerëson lidershipin e Raiffeisen Bank në ofrimin e shërbimeve moderne për klientët korporatë. Përmes platformave të avancuara digjitale, proceseve të automatizuara, zgjidhjeve inovative, financimit dhe integrimit me standardet më të avancuara europiane të pagesave, banka u mundëson bizneseve të operojnë më shpejt, më sigurt dhe me efikasitet më të lartë.

Vlerësimi “Banka më e mirë Digjitale në Shqipëri” është rezultat i investimeve të vazhdueshme në teknologji dhe inovacion. Platformat Raiffeisen ON dhe Raiffeisen Youth, shërbimet plotësisht online, proceset e automatizuara të kreditimit, investimeve dhe pagesave, migrimi në cloud, si edhe zhvillimi i vazhdueshëm i produkteve digjitale, kanë krijuar një eksperiencë bankare moderne, intuitive dhe të sigurt, duke vendosur standarde të reja në tregun bankar shqiptar.

Ndërsa çmimi “Banka më e mirë për ESG në Shqipëri” vlerëson angazhimin afatgjatë të bankës për të integruar parimet mjedisore, sociale dhe të qeverisjes (ESG) në çdo aspekt të aktivitetit të saj. Përmes financimit të projekteve të gjelbra, mbështetjes së bizneseve në tranzicionin drejt ekonomisë së qëndrueshme, partneriteteve me institucione financiare ndërkombëtare dhe investimeve të vazhdueshme në komunitet, Raiffeisen Bank vazhdon të krijojë ndikim pozitiv dhe vlerë afatgjatë për klientët dhe shoqërinë.

“Këto tre çmime janë një vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar për rrugëtimin që kemi ndërtuar së bashku me klientët tanë dhe për përkushtimin e jashtëzakonshëm të ekipit të Raiffeisen Bank Shqipëri. Ato konfirmojnë se strategjia jonë për të investuar në teknologji, inovacion dhe zhvillim të qëndrueshëm po sjell rezultate konkrete dhe po krijon vlerë reale për klientët tanë. Për ne, transformimi digjital nuk është vetëm zhvillim teknologjik, por një mënyrë për ta bërë bankingun më të thjeshtë, më të shpejtë dhe më të aksesueshëm. Mbështetja e biznesit nuk matet vetëm me financimin që ofrojmë, por edhe me aftësinë për të ndihmuar sipërmarrjet të rriten dhe të bëhen më konkurruese. Ndërsa qëndrueshmëria nuk është një objektiv më vete, por një përgjegjësi që udhëheq mënyrën se si ndërtojmë të ardhmen. Ky vlerësim na motivon të vazhdojmë të investojmë me të njëjtin përkushtim, duke sjellë zgjidhje inovative dhe duke mbetur partneri më i besueshëm financiar për klientët tanë dhe për zhvillimin e ekonomisë shqiptare”, u shpreh Drejtori i Përgjithshëm i Raiffeisen Bank Shqipëri, z. Christian Canacaris.

Tre çmimet e fituara këtë vit përfaqësojnë tre shtyllat strategjike mbi të cilat Raiffeisen Bank Shqipëri po ndërton të ardhmen e saj: mbështetjen e biznesit, transformimin digjital dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Ato janë një konfirmim se inovacioni, përgjegjësia dhe orientimi drejt klientit mbeten në qendër të vizionit të bankës për të krijuar vlerë afatgjatë për klientët, partnerët dhe komunitetin.

Euromoney Awards for Excellence konsiderohen ndër vlerësimet më prestigjioze në industrinë financiare globale. Për më shumë se tre dekada, ato vlerësojnë institucionet financiare që dallohen për performancën, inovacionin, cilësinë e shërbimeve, transformimin e biznesit dhe ndikimin që krijojnë në tregjet ku operojnë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim me aktorë të sipërmarrjes dhe sistemit bankar në vend, për të promovuar dhe diskutuar ecurinë e...
14:04 | 17/07/2026

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla

Kryeministri Edi Rama foli këtë të premte në prezantimin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, të cilin e cilësoi si programin më ambicioz të mbështetjes së...
13:02 | 17/07/2026

Këmbimi valutor 16 korrik/ Me sa lekë blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.1 lekë dhe do shitet me 82.1 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:26 | 16/07/2026