Japonia zbut rregullat e trashëgimisë mbretërore, por nuk ka ndyshime në ligjin që ndalon gratë të ngjiten në fron

17 Korrik 2026 | 19:08

Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të lehtësuar rregullat e trashëgimisë perandorake, mes shqetësimeve për zvogëlimin e madhësisë së familjes perandorake.

Projektligji, i miratuar nga dhoma e lartë e parlamentit të premten, i lejon familjes perandorake të adoptojë të afërm meshkuj mbi moshën 15 vjeç dhe u lejon grave të ruajnë statusin e tyre mbretëror pasi të martohen jashtë familjes.

Por kjo nuk e ndryshon ligjin që i ndalon gratë të ngjiten në fron, pavarësisht mbështetjes së gjerë publike për një perandore femër, që do të thotë se Princesha Aiko, fëmija i vetëm i perandorit aktual, ende nuk është e kualifikuar për të trashëguar fronin.

Projektligji u miratua në Dhomën e Ulët javën e kaluar dhe do të kalojë nëpër procedurat përfundimtare ligjore përpara se ndryshimet të hyjnë në fuqi.

Japonia ka monarkinë më të vjetër të trashëgueshme të vazhdueshme në botë, me një prejardhje që besohet të përfshijë më shumë se 2,600 vjet.

Aktualisht i pari në radhë për fronin është 60-vjeçari Fumihito, vëllai më i vogël i perandorit. Djali i Fumihito-s, Princi Hisahito, 19 vjeç, është i dyti në radhë. I treti në radhë dhe kandidati i fundit i përshtatshëm për fronin, është xhaxhai 90-vjeçar i perandorit.

Pa asnjë ndryshim në ligj, linja e trashëgimisë do të përfundojë nëse Princi Hisahito nuk ka një fëmijë mashkull. Megjithatë, me projektligjin e ri, pasardhësit meshkuj të 11 ish-degëve perandorake mund të birësoheshin përsëri në familje. Këto degë familjare ishin hequr pas Luftës së Dytë Botërore.

Anëtaret femra të familjes perandorake do të jenë gjithashtu në gjendje të ruajnë statusin e tyre mbretëror nëse martohen me njerëz të thjeshtë. Më parë ato detyroheshin të hiqnin dorë nga titujt e tyre dhe të linin familjet e tyre – gjë që bëri Princesha Mako në vitin 2021 për t’u martuar me të dashurin e saj të kolegjit.

Kjo lejon një familje mbretërore më të madhe që do të jetë në gjendje të përmbushë detyrat zyrtare, si pjesëmarrja në ceremonitë e oborrit dhe paraqitjet publike. Megjithatë, pasardhëset e anëtareve femra me njerëz të thjeshtë nuk do të jenë ende në gjendje të trashëgojnë fronin.

Projektligji, ndryshimi i parë në tekstin kryesor të Ligjit të Shtëpisë Perandorake që nga viti 1949, shënon ndryshimin më të madh të sistemit perandorak të Japonisë në dekada.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Krimea përballet me krizë karburanti dhe energjie, autoritetet ruse pranojnë përkeqësimin e situates

Krimea e pushtuar nga Rusia po përballet me probleme të rënda në furnizimin me energji elektrike dhe karburant, ndërsa autoritetet lokale kanë pranuar se gjendja...
20:06 | 17/07/2026

Cisterna e sanksionuar po rrjedh naftë pranë brigjeve të Omanit

Një anije nën sanksione për transportimin e karburantit rus ka të ngjarë të ketë rrjedhje nafte në një zonë detare të mbrojtur pranë brigjeve të...
19:34 | 17/07/2026

Të shtëna me armë zjarri në Danimarkë, vritet një person. Plgoset polici dhe autori (VIDEO)

Një civil u vra dhe një oficer policie u plagos pas të shtënave me armë në qytetin verior danez, Norresundby. Personi i armatosur u plagos...
19:25 | 17/07/2026