Mori me forcë xhiron ditore në një dyqan, arrestohet 37-vjeçari në Durrës (VIDEO)

17 Korrik 2026 | 20:50

Një 37-vjeçar është vënë në pranga nga policia në qytetin e Durrësit. Arrestimi i tij ka ardhur pasi ai ka hyrë me forcë në një dyqan dhe ka marrë paratë e xhiros ditore. Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 15:15, në lagjen nr. 16.

Sipas njoftimit të policisë, autori arriti të merte shumën prej rreth 100 000 lekësh të rinj dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes. Pas vjedhjes, policia arriti ta identifikonte dhe ta vinte në pranga. Policia gjithashtu ka ndarë pamje nga momenti i vjedhjes dhe të arrestimit të tij.

“Durrës/ Mori me forcë xhiron ditore në një dyqan të një kompanie celulare. Falë reagimit të menjëhershëm të Forcës së Posaçme Operacionale “Shqiponja”, kapet në kohë rekord autori i dyshuar.

Rreth orës 15:15, në lagjen nr. 16, Durrës, shtetasi G. R., 37 vjeç, dyshohet se ka hyrë në një dyqan të një kompanie celulare dhe ka marrë me forcë shumën prej rreth 100 000 lekësh të rinj, që përbënte xhiron ditore të biznesit, duke u larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale “Shqiponja”, në bashkëpunim me strukturat e Komisariatit të Policisë Durrës, organizuan menjëherë punën dhe bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar në lagjen nr. 6, Durrës.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për dokumentimin e plotë ligjor të rastit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026

Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona

Dy persona janë proceduar penalisht nga policia e Elbasanit. Policia në njoftim bën me dije se ata janë proceduar për veprën penale “Kanosja për shkak...
21:08 | 17/07/2026