Në kërkim nga Spanja për drogë dhe organizatë kriminale, arrestohet 39-vjeçari në Malësinë e Madhe
Një 39-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Spanja është vënë në pranga nga policia në Malësinë e Madhe. Mësohet se në pranga është vënë Gentjan Handraj alias Gentjan Hotaj. Ai ishte në kërkim për trafikim të lëndëve narkotike dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.
Autoritetet spanjolle më datë 8 korrik i caktuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Pjesëmarrja në organizatë kriminale”, të kryera me qëllim tregtimin e lëndëve narkotike.
Interpol Tirana po bashkëpunon me autoritetet spanjolle për procedurat për ekstradimin e 39-vjeçarit në Spanjë.
“Policia e Shtetit/ Finalizohet nga Sektori për Kërkimin (FAST Albania), në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Fast”.
I kërkuar në Spanjë për trafikim të lëndëve narkotike dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, kapet në Malësi të Madhe 39-vjeçari.
Në vijim të koordinimit informativ dhe operacional me homologët në Spanjë, me objektiv lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, specialistët e Sektorit për Kërkimin (FAST Albania), në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me DVP Shkodër, finalizuan operacionin policor të koduar “Fast”, si rezultat i të cilit u lokalizua në Malësi të Madhe dhe u arrestua provizorisht shtetasi:
G. H. alias G. H., 39 vjeç, lindur në Koplik. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Madrid, pasi autoritetet gjyqësore spanjolle, me vendim të datës 08.07.2026, i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Pjesëmarrja në organizatë kriminale”, të kryera me qëllim tregtimin e lëndëve narkotike.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet spanjolle, vijon procedurat për ekstradimin e 39-vjeçarit në Spanjë”, njofton policia.
Ristrukturimi i PD, Berisha: Proces i thellë i ripërtëritjes, institucionalizuam edhe rolin e diasporës
Organizoi futjen në mënyrë të paligjshme të emigrantëve nga Greqia në Shqipëri, arrestohet 43-vjeçar afgan në Vlorë
Tuneli i Llogarasë vijon të jetë pa pagesë, drejtuesit e mjeteve kalojnë falas
- 12:46 Ristrukturimi i PD, Berisha: Proces i thellë i ripërtëritjes, institucionalizuam edhe rolin e diasporës
- 12:31 Organizoi futjen në mënyrë të paligjshme të emigrantëve nga Greqia në Shqipëri, arrestohet 43-vjeçar afgan në Vlorë
- 12:11 Tuneli i Llogarasë vijon të jetë pa pagesë, drejtuesit e mjeteve kalojnë falas
- 11:50 Ministrat izraelitë zbulojnë planet për vendbanime të reja të paligjshme në Gaza dhe Bregun Perëndimor
- 11:33 “Malvinas janë argjentinas”, Shtëpia e Bardhë në mbrojtje të Argjentinës për banderolën për Ishujt Falkland
- 11:18 Insektet po dëmtojnë të mbjellat, nis spërkatja me dron për të “shpëtuar” punën e fermerëve në Maliq