Ristrukturimi i PD, Berisha: Proces i thellë i ripërtëritjes, institucionalizuam edhe rolin e diasporës

18 Korrik 2026 | 12:46

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha këtë të shtunë ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit e tij në rrjetet e tij sociale. Gjatë fjalës së tij Berisha foli lidhur me ndryshimet dhe procesin e ristrukturimit në partinë e tij teksa e ka cilësuar si një proces të thellë ripërtëritjeje.

Ai theksoi se Këshillin Kombëtar të PD, 60 përqind e përbëjnë të rinjtë dhe grate. Sipas tij kjo është një proporcionim shumë i rëndësishëm teksa shtoi se procesi nuk kanë ndryshuar vetëm statistikat. Berisha thekson se për herë të parë në këtë proces ripërtëritje, u institucionalizua roli dhe vendi i diasporës.

“Ne lamë pas një javë të veçantë, në të cilën PD përfundoi institucionalizimin e plotë të forumeve të saj. Me këtë rast, ajo çka dua t’u informoj të gjithë ju është se ky proces u zhvillua në moton e ripërtëritjes së PD dhe u them me kënaqësi, jo vetëm të ripërtëritjes në kuptimin e numrave, por edhe të proporcioneve deficitare në këtë parti.

Kështu sot në Këshillin Kombëtar të PD, 60 përqind e përbëjnë të rinjtë dhe gratë dhe ky është një proporcionim shumë i rëndësishëm për ne sepse patëm trashëguar një deformim nga i cili u ndamë përfundimisht.

Dy të tretat e kryesisë së zgjedhur të PD, zgjidhen për herë të parë sikundër tre nënkryetarë të PD zgjidhen për herë të parë. Nga 14 sekretarë, vetëm 3 janë të rizgjedhur.

Pra, mund t’u informoj se ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD pas themelimit të saj. Por nga ana tjetër janë vendosur proporcione të domosdoshme të përfaqësimit në këtë parti. Jam i bindur se kërkesa themelore për çdo qytetar dhe anëtar, mbështetës të kësaj partie ka qenë ripërtëritja.

U siguroj se në këtë proces nuk kanë ndryshuar vetëm statistikat, por PD ka shpalosur kualitete dhe vlera ndër më të shquarat.

Kështu që në kilometrin e fundit të saj, ajo ka një ekip të pajisur me të gjitha aftësitë për të udhëhequr këtë parti për përmbushjen me sukses të misionit të saj.

Duhet të theksoj me këtë rast se ne jemi një parti që bazohemi tek vota e anëtarëve tanë dhe shpreh mirënjohje të thellë për të gjithë bashkëpunëtorët e mi që nuk u zgjodhën, të cilët kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm.

Unë ruaj për ta vlerësimin më të lartë. Theksoj se shumë prej tyre kanë funksione të tjera shumë të rëndësishme në PD, grupin e saj parlamentar dhe misione në drejtim të reformave themelore në interes të kësaj partie dhe të vendit.

Kjo është ajo çka unë desha t’u informoj ju. Por duhet të them prapë me kënaqësi se procesi i ripërtëritjes nuk ndalet dhe nuk do ndalet.

Në mënyrë të përsëritur u kisha pohuar se PD ka rreth saj personalitete të shquara, individë me vlera ekselentë në fushat e veta. Dhe jo pak prej tyre garuan me sukses në këtë proces. Por janë të tjerë të shumtë që kanë shprehur gatishmërinë dhe janë të lidhur me PD.

Kanë shprehur gatishmërinë për të kontribuar, për të vënë në dispozicion të qytetarëve shqiptare, vizionit të kësaj partie, të gjithë potencialin e tyre intelektual, profesional, në Shqipëri, në Evropë dhe në botë dhe kudo që ndodhen.

Për herë të parë në këtë proces ripërtëritje, u institucionalizua roli dhe vendi i diasporës. Hapa të parë të rëndësishëm janë shënuar. Një nënkryetare partie dhe një sekretar për diasporën janë zgjedhur. Përpjekje të tjera do bëhen për ridimensionimin e rolit të diasporës në jetën politike të PD dhe të Shqipërisë.

Pra, për të gjithë ata të cilët kërkonin me të drejtë dhe prisnin ripërtëritje si tipar kryesor, mendoj se hapa të rëndësishme janë shënuar dhe të tjera do vijnë”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident në aksin Pogradec-Korçë, plagosen dy persona (VIDEO)

Një aksident me dy të plagosur është shënuar këtë shtunë në aksin rrugor Pogradec-Korçë në zonën e Qafë-Plloçës. Dy mjete janë përplasur fort me njëra-tjetrën...
14:15 | 18/07/2026

“Çdo shteg ka një histori për të treguar”, Rama ndan pamje nga Mokra: Tradita merr jetë

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka shpërndarë pamje nga Mokra teksa shkuan se atje u zhvillua Mokra n’Fest 2026. Ai shkruan se...
13:06 | 18/07/2026

Organizoi futjen në mënyrë të paligjshme të emigrantëve nga Greqia në Shqipëri, arrestohet 43-vjeçar afgan në Vlorë

Një 43-vjeçar afgan është vënë në pranga nga policia e Vlorës. Arrestimi i tij ka ardhur pasi ai kishte kishte organizuar futjen në mënyrë të...
12:31 | 18/07/2026