Shijet autentike dhe recetat tradicionale promovojnë identitetin kulinar të Elbasanit
Tava e Elbasanit mbetet një nga simbolet më të forta të identitetit të qytetit. Në Festën e Tavës, të organizuar në qendër të Elbasanit, qindra qytetarë dhe turistë shijuan gatimin tradicional, ndërsa mbi 30 restorante dhe kuzhinierë prezantuan variantet e tyre të recetës së trashëguar brez pas brezi.
“Tava e kosit është traditë e qytetit të Elbasanit. Ne e kemi trashëguar nga prindërit tanë dhe është gatuar prej shumë vitesh”, është shprehur një qytetare.
Për amvisat elbasanase, vlera e Tavës së Elbasanit nuk qëndron vetëm te përbërësit, por, mbi të gjitha, te tradita e ruajtur dhe e përcjellë brez pas brezi. Krahas saj, në tryezat tradicionale të qytetit vijojnë të zënë vend edhe gatime të tjera karakteristike të zonës.
“E gatuaj prej 20 vitesh. Është një traditë brez pas brezi. Gjyshja ime ishte elbasanase dhe e trashëgoi këtë recetë, më pas mami im dhe tani unë. Edhe unë do t’ua trashëgoj fëmijëve të mi. Gatime të tjera të veçanta të Elbasanit janë tava e pështillit, imambajalldia, japraku dhe, mbi të gjitha, ballokumet”, është shprehur një amvise.
Institucionet e turizmit e konsiderojnë kulinarinë tradicionale një nga asetet më të rëndësishme për promovimin e Shqipërisë përtej destinacioneve bregdetare. Sipas tyre, Festa e Tavës është një shembull i mirë i mënyrës se si gastronomia mund të shndërrohet në një atraksion turistik.
“Agjencia Kombëtare e Turizmit ka këtë vit si objektiv promovimin e Shqipërisë përtej bregdetit. Një nga pikat tona më të forta është kulinaria. Fakti që Elbasani po kthehet në një model të promovimit të recetave të traditës së kulinarisë shqiptare është vërtet për t’u përshëndetur”, është shprehur Zana Çela, anëtare e Agjencisë Kombëtare të Turizmit.
Me aromën karakteristike të Tavës së Elbasanit, muzikën dhe pjesëmarrjen e qindra vizitorëve, festa u kthye në një promovim të traditës dhe identitetit të qytetit. Aktiviteti synon ta pozicionojë kulinarinë lokale si një prej arsyeve kryesore për të vizituar Elbasanin gjatë gjithë vitit.
“Jam deputete e pavarur”, Marjana Koçeku për Euronews: Do e mbështes protestën e 23 korrikut përpara Parlamentit
Dita e 49-të e protestës, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e kryeqytetit (VIDEO)
Aksident fatal në Korçë, 62-vjeçari humb jetën pas rrëzimit në shtëpinë e motrës
- 21:31 “Jam deputete e pavarur”, Marjana Koçeku për Euronews: Do e mbështes protestën e 23 korrikut përpara Parlamentit
- 21:30 Dita e 49-të e protestës, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e kryeqytetit (VIDEO)
- 20:54 Presidenti i Hungarisë firmos amendamentin, i jep fund mandatit të tij
- 20:45 Zohran Mamdani shqyrton arrestimin e Netanyahut nëse viziton Nju Jorkun për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së
- 20:30 Komanda Qendrore e SHBA-së: Dy ushtarë amerikanë kanë vdekur dhe një tjetër është zhdukur pas një sulmi në Jordani
- 20:09 Aksident fatal në Korçë, 62-vjeçari humb jetën pas rrëzimit në shtëpinë e motrës