Korça, qendra e muzikës frymore! Mbi 200 artistë në AIR FEST-LULUFEST

18 Korrik 2026 | 17:41

Korça mirëpriti edicionin e dytë të Air Fest, LuluFest, një festival që mblodhi mbi 200 instrumentistë nga Shqipëria, Italia, Mali i Zi, Greqia dhe Maqedonia e Veriut. Në aktivitet morën pjesë Orkestra Frymore e Korçës, Orkestra e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, “Città di Castignano & Città di Baia e Latina” nga Italia, Orkestra Frymore e Kotorrit, North Macedonian National Jazz Orchestra dhe Orkestra Frymore e Loutrakit.

Përgjatë dy ditëve të festivalit u zhvilluan parada festive në Bulevardin “Republika”, koncerte në zonën këmbësore dhe Pazarin e Vjetër, si edhe workshop-e artistike, duke i dhënë qytetit një atmosferë të veçantë kulturore dhe duke tërhequr artdashës e vizitorë të shumtë.

Drejtuesi i festivalit, Ilir Kodhima, tha se Korça vijon të ruajë identitetin e saj si qytet i muzikës frymore, ndërsa festivali po shërben edhe për promovimin e qytetit përmes artistëve pjesëmarrës.

“Qyteti i Korçës e ka sjellë i pari muzikën e tunxhit. Ky është identiteti ynë. Çdo vit vijnë artistë të rinj që vizitojnë Korçën dhe e promovojnë qytetin në vendet nga vijnë. Bashkëpunimi mes trupave artistike sjell rreth 200 artistë nga Greqia, Italia, Mali i Zi dhe Maqedonia”, është shprehur Kodhima.

Edhe muzikantët italianë e vlerësuan festivalin si një prej aktiviteteve më të rëndësishme të muzikës frymore në rajon, duke theksuar mikpritjen dhe bashkëpunimin artistik që ofron Korça.

“Në Korçë është hera e parë, por kam qenë në Tiranë para katër vitesh. Ndihemi si në shtëpi. Jeni të mrekullueshëm. Është një eksperiencë fantastike, një mësim për artistët e rinj dhe një mundësi edhe për ata me përvojë”, është shprehur instrumentisti italian.

Përmbyllja e edicionit të dytë të Air Fest, LuluFest konfirmoi edhe një herë Korçën si një nga qendrat më të rëndësishme të muzikës frymore në rajon. Përmes pjesëmarrjes së artistëve nga vende të ndryshme, festivali promovoi jo vetëm vlerat artistike, por edhe potencialin kulturor e turistik të qytetit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam deputete e pavarur”, Marjana Koçeku për Euronews: Do e mbështes protestën e 23 korrikut përpara Parlamentit

Në një lidhje live përpara Kryeministrisë, aty ku po mbahet në ditën e saj të 49-të protesta kombëtare, për Review me Greta Topjanën ishte deputetja...
21:31 | 18/07/2026

Dita e 49-të e protestës, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e kryeqytetit (VIDEO)

Si çdo ditë qëndrese, sot në ditën e saj të 49-të, aktivistë dhe qytetarë kanë nisur grumbullimin fillimisht në sheshin “Skënderbej”, në orën 19:00, dhe...
21:30 | 18/07/2026

Aksident fatal në Korçë, 62-vjeçari humb jetën pas rrëzimit në shtëpinë e motrës

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në qytetin e Korçës, ku një 62-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike pas...
20:09 | 18/07/2026