“Ministrja serbe nuk bëri gafë politike”, Ramabaja: Shqetësuese është reagimi i Shqipërisë
Në një lidhje live nga Prishtina për Euronews Albania me Franko Egro në Balkan Talks, studiuesi i gjeopolitikës, dr. Sadri Rambaja, u shpreh se deklarata e ministres serbe Snezana Paunoviq, e cila tha se, nëse do të ishte në vend të Slobodan Millosheviqit në vitin 1998, do të kishte kryer spastrim etnik në Kosovë, sipas tij nuk ishte një gafë politike, por një shprehje e realitetit dhe mendësisë së lidershipit serb.
Sakq, ai kritikoi reagimin e Shqipërisë, të cilin e konsideroi të mefshtë. Gjithashtu, ai u shpreh se dhe reagimet e qendrave vendimmarrëse nuk kanë qenë në nivelin e duhur.
“Ishte ndoshta një prej shprehjeve, po e përdor të Kadaresë, që të na ndezë kandilin politikisht dhe të ti kthejë në realitetin politik kozmopolit, që nuk janë të pakta as në Tiranë, as në Prishtinë. Ra ky mort e u pa. Ra kjo deklaratë politike që nuk kishte as devijim, si të thuash, politik, as gafë politike, por një shprehje e realitetit dhe mendësisë së lidershipit serb, dhe më gjerë do të thosha.
Na gjeti kështu si na gjeti. Por, me gjithë reagimet e njëpasnjëshme të individëve, fillimisht të deputetëve të ndryshëm evropianë, megjithatë reagimet edhe të qendrave vendimmarrëse nuk janë në nivelin që do të duhej. Ndërkaq, më shqetësuese për mua është reagimi i mefshtë i Tiranës zyrtare”, u shpreh ai.
“Urrejtje patologjike ndaj Kosovës”, Andoni: Ministrja serbe pati kurajë dhe e tha, Daçiç e thelloi
Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE
“Dorëheqja e Vuçiç do ndryshonte gjithçka në Serbi”, analisti: Ja kush do kishte përparësi
- 22:44 Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
- 22:06 Dy turistë gjermanë humbën orientimin në malin e Çikës, njëri plagoset pas rrëzimit. Vijon operacioni i shpëtimit
- 21:52 Protesta do të vazhdojë në gusht?! Aktivistja Merko: Jemi në ditën e 49-të, ai shesh është përsëri me njerëz
- 21:31 “Jam deputete e pavarur”, Marjana Koçeku për Euronews: Do e mbështes protestën e 23 korrikut përpara Parlamentit
- 21:30 Dita e 49-të e protestës, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e kryeqytetit (VIDEO)
- 20:54 Presidenti i Hungarisë firmos amendamentin, i jep fund mandatit të tij