Anglia mbyll Botërorin me medaljen e bronztë, mposht Francën me një rezultat 6-4

19 Korrik 2026 | 08:08

Kombëtarja e Anglisë ka siguruar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror 2026, pasi mposhti Francën me rezultat spektakolar 6-4 në ndeshjen për vendin e tretë.

“Tre Luanët” dominuan plotësisht pjesën e parë, duke krijuar epërsi të thellë 4-0. Për Anglinë shënuan Declan Rice, Ezri Konsa, Bukayo Saka, i cili realizoi het-trik, si dhe Jude Bellingham.

Franca reagoi në pjesën e dytë dhe Kylian Mbappé shënoi një nga golat, duke u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e Kampionateve Botërore. “Gjelat” patën mundësi të riktheheshin në lojë, por Michael Olise shpërdoroi disa raste të mira, ndërsa Malo Gusto shkaktoi penallti me një ndërhyrje brenda zonës.

Nga pika e bardhë, Bukayo Saka nuk gaboi, duke kompletuar het-trikun dhe duke i dhënë Anglisë avantazhin vendimtar në minutën e 87-të. Ousmane Dembélé shënoi golin e katërt për Francën në kohën shtesë, por Jude Bellingham vulosi fitoren me një supergol në minutën e 90+8.

Me këtë sukses, Anglia e mbyll Botërorin 2026 në vendin e tretë, ndërsa finalja e madhe do të zhvillohet të dielën nga ora 21:00 mes Spanjës dhe Argjentinës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja shpallet kampione e botës, Ferran Torres vendos në shtesë finalen dramatike ndaj Argjentinës

Spanja është shpallur kampione e botës në vitin 2026 pasi ka mposhtur Argjentinën në finalen e madhe të zhvilluar në stadiumin “MetLife” në New Jersey....
23:15 | 19/07/2026

Tifozi argjentinas në fan zonën e Tiranës: Luajmë me gjak për fanellën, besoj te Messi dhe Martinez

Gazetarja e Euronews, Elidona Aga, ishte në një lidhje live për emisionin “Review” me Greta Topjanën nga fan zona në Tiranë, ku shumë qytetarë po...
22:52 | 19/07/2026

Finalja e Botërorit, Alliu: Spanja mund ta çmontojë Argjentinën pas golit të parë

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, ish-futbollisti i Kombëtares, Ilirjan Alliu, ka komentuar finalen e Botërorit mes Spanjës dhe Argjentinës, duke analizuar mënyrën...
22:34 | 19/07/2026