Plotësohet kuadri ligjor, bastet sportive online drejt rikthimit në Shqipëri
Dy vite pas hyrjes në fuqi të ligjit për lojërat e fatit, qeveria ka plotësuar edhe aktet nënligjore që i hapin rrugë nisjes së procedurave për licencimin e basteve sportive online në Shqipëri.
Megjithëse kuadri ligjor tashmë është i plotë, ende nuk është bërë publik afati se kur do të hapet gara për kompanitë që do të aplikojnë për licencë. Procedura do të nisë pasi Komisioni i Licencave të marrë vendimin për hapjen e konkurrimit.
Ligji parashikon dhënien e deri në 10 licencave për operatorët që do të ofrojnë baste sportive online.
Një nga elementët kryesorë të sistemit të ri është se bastet do të lejohen vetëm përmes platformave online. Çdo përdorues do të identifikohet me kartë identiteti, ndërsa sistemi do të regjistrojë çdo veprim të lojtarëve dhe do të përdorë algoritme të posaçme për llogaritjen e fitimeve, me synimin për të garantuar transparencë dhe kontroll më të madh.
Ligji vendos edhe kritere të forta për kompanitë që synojnë të licencohen. Në nenin 22 të ligjit, të miratuar në shkurt 2024, përcaktohet se kompania duhet të ketë kapital themeltar prej 40 milionë lekësh dhe të ketë përvojë në fushën e lojërave të fatit në të paktën tre shtete të Bashkimit Evropian.
Rihapja e basteve sportive online vjen gati shtatë vite pas mbylljes së pikave fizike të basteve në vend, në kuadër të aksionit të njohur si “Fundi i Marrëzisë”.
Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën
As Saranda, as Ksamili! Zbulohet vendi më i vizituar nga turistët në Shqipëri
Rriten me 32% të ardhurat nga qiradhënia e pronave të sekuestruara, 132 milionë lekë në 6 muaj
- 22:30 761 euro për person, sa para lë një turist në Shqipëri? Shifrat nga “Data Centrum”
- 22:24 Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën
- 22:19 Pse po zgjedhin Shqipërinë turistët? Drejtoresha e “Data Centrum” zbulon arsyet
- 22:15 As Saranda, as Ksamili! Zbulohet vendi më i vizituar nga turistët në Shqipëri
- 21:48 Plagosja e tre personave në Elbasan, policia jep detajet dhe emrat: Oficeri ndoqi autorin
- 21:47 Këlcyrë, banori shpëton turisten e huaj 10-vjeçare nga mbytja në lumë