Klodiana Shala zbulon takimet me yjet e futbollit: Messi më i afërt, Ronaldo i distancuar

19 Korrik 2026 | 22:18

E ftuar në emisionin “Review”, me Greta Topjanën, atletja Klodiana Shala ka folur për finalen e Botërorit dhe për figurat më të mëdha të futbollit botëror, duke u ndalur te Lionel Messi. Shala tha se e simpatizon yllin argjentinas jo vetëm për arritjet sportive, por mbi të gjitha për karakterin dhe mënyrën njerëzore të komunikimit.

Atletja tregoi se ka pasur mundësinë të takohet me disa prej emrave më të mëdhenj të sportit gjatë pjesëmarrjeve të saj në olimpiada, duke përmendur Messin, Ronaldinhon dhe Ronaldon.

“Unë Mesin e simpatizoj si njeri, si njerëzillik njëherë në radhë të parë. Pastaj vjen pjesa e sportistit, sepse kam pasur fatin që jemi përshëndetur, jemi takuar, jo vetëm me Mesin, por edhe me Ronaldinhon, në kohën e Brazilit të dikurshëm. Duke marrë pjesë nëpër olimpiada kam pasur fatin t’i takoj”, tha Shala.

Shala u shpreh se ajo që e bën një sportist të madh nuk është vetëm suksesi në fushë, por edhe sjellja dhe thjeshtësia në marrëdhënie me të tjerët.

“Si ishin ata në komunikim? Shumë njerëzorë. Kjo është kryesorja që duhet e para, sepse nuk të shikojnë si njeri për paratë apo famën. Ata janë njerëzorë, janë të thjeshtë, janë profesionistë, janë sportistë, janë baballarë, janë pjesë e shoqërisë, janë qytetarë”, tha ajo.

Duke folur për dallimet mes yjeve të futbollit, Shala tha se kjo lidhet edhe me karakterin personal të secilit sportist.

“Ronaldo ka qenë pak më i distancuar, por kjo varet edhe nga karakteri i tij. Messi ka qenë më i afërt”, tha Shala.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën

Sipas një sondazhi të realizuar nga Data Centrum, i diskutuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, është zbuluar edhe përbërja sipas shtetësisë e turistëve të...
22:24 | 20/07/2026

As Saranda, as Ksamili! Zbulohet vendi më i vizituar nga turistët në Shqipëri

Sipas një sondazhi të realizuar nga Data Centrum, i bërë publik në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, Tirana rezulton të jetë destinacioni më i vizituar...
22:15 | 20/07/2026

Plagosja e tre personave në Elbasan, policia jep detajet dhe emrat: Oficeri ndoqi autorin

Policia e Shtetit ka dalë me një deklaratë zyrtare lidhur me të shtënat me armë zjarri të regjistruara mbrëmjen e kësaj të hëne në lagjen...
21:48 | 20/07/2026