Belshi, “Toskana e vogël” që po tërheq gjithnjë e më shumë turistë: Mikpritja dhe gatimet na lanë pa fjalë
“E konsideruar si ‘Toskana e vogël’ e Shqipërisë, Belshi vazhdon të tërheqë gjithnjë e më shumë turistë vendas dhe të huaj. Me peizazhet e veçanta dhe atmosferën e qetë, zona po shndërrohet në një nga destinacionet më të preferuara turistike në vend.
Vizitorët vlerësojnë jo vetëm natyrën, por edhe gatimet tradicionale dhe mikpritjen shqiptare. Gjatë vitit të kaluar, Belshi u vizitua nga mbi 250 mijë turistë, shifër që pritet të tejkalohet edhe këtë vit.”
Për shumë vizitorë të huaj, kjo është vizita e parë në Shqipëri, por përshtypjet e para janë mjaft pozitive.
“Jam nga India dhe kjo është hera ime e parë në Shqipëri. Më ka pëlqyer shumë vendi, sidomos mikpritja e njerëzve, të cilët janë gjithmonë të gatshëm të ndihmojnë. Natyra, malet, arkitektura dhe ushqimi tradicional janë të mrekullueshme. Këtë herë vizituam jugun e Shqipërisë, por patjetër do të rikthehem për të zbuluar edhe pjesë të tjera të vendit. Shqipëria është një destinacion shumë i bukur për pushimet verore”, thotë një turiste.
Edhe turistë të tjerë vlerësojnë ngrohtësinë e banorëve dhe bukuritë natyrore që ofron vendi.
“Njerëzit janë shumë të sjellshëm dhe mikpritës. Edhe pse kemi vetëm një ditë në Shqipëri, kemi krijuar një përshtypje shumë të mirë. Sa herë kemi pasur nevojë për ndihmë, njerëzit kanë qenë të gatshëm të na ndihmojnë. Do të qëndrojmë edhe një javë. Sot do të vizitojmë Beratin, ndërsa më pas do të shkojmë në Sarandë. Sapo kemi mbërritur dhe liqeni këtu është vërtet i mrekullueshëm”, thotë një turist.
Përveç natyrës, turistët veçojnë qetësinë që ofron Belshi, duke e përfshirë atë në itineraret e tyre gjatë vizitës në Shqipëri.
“Shqipëria është shumë e bukur. Më pëlqejnë veçanërisht lulet dhe peizazhi pranë liqenit. Kam qëndruar disa ditë në Tiranë dhe tani jam në një tur drejt Beratit. Deri tani kam gjetur njerëz shumë të ngrohtë, të sjellshëm dhe mikpritës.”
“Më pëlqejnë njerëzit, ushqimi dhe kultura shqiptare. Po, më pëlqen edhe fakti që njerëzit shprehin lirshëm mendimet e tyre përmes protestave. Do të doja që edhe amerikanët të mësonin diçka nga kjo”, thonë disa prej turistëve.
Me freskinë e 82 liqeneve, kodrat e mbuluara me ullishte dhe gastronominë tradicionale, Dumreja po fiton gjithnjë e më shumë vëmendjen e turistëve, duke u kthyer në një destinacion të preferuar për ata që kërkojnë natyrë, qetësi dhe përvoja autentike.
Ekspertët paralajmërojnë: Fëmijët nën dy vjeç nuk duhet të ekspozohen ndaj ekraneve
Alarmi, UNICEF publikon shifrat: Inteligjenca artificiale po përhapet me shpejtësi te fëmijët
Studimi: Kafeja mund të mbrojë mëlçinë dhe të ulë rrezikun e cirrozës
- 13:17 Plagosen 3 persona pas sulmit në një anije në Detin e Zi
- 13:00 Mijëra faqe interneti u mbyllën për transmetime të paligjshme të Kupës së Botës
- 12:41 Trump do të vendosë këtë javë tarifa të reja për dhjetëra vende
- 12:30 Ligjvënësit francezë votojnë sot për ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët
- 12:17 Presidenti Pezeshkian: Irani është e angazhuar në një luftë në shkallë të plotë
- 11:47 Dhunuan me sende të forta 5 turq, arrestohen 2 persona në Durrës. Procedohen edhe 2 të tjerë