Premtimi i parë i Burnham si kryeministër: Do t’i japim fund fjetjes në rrugë të të pastrehëve në Angli

20 Korrik 2026 | 20:18

Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, mbajti këtë të hënë fjalimin e tij të parë pas marrjes së detyrës, duke premtuar se do t’i japë fund fenomenit të të pastrehëve që flenë në rrugë në të gjithë vendin.

Burnham, i cili për katër vite ka drejtuar çështjet e strehimit si kryebashkiak i Mançesterit të Madh, deklaroi se qeveria e tij do të angazhohet për eliminimin sa më të shpejtë të fjetjes afatgjatë në rrugë.

“Në ditën time të parë si kryeministër, po njoftoj angazhimin e kësaj qeverie për t’i dhënë fund sa më shpejt të jetë e mundur fjetjes afatgjatë në rrugë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar”, tha Burnham.

Sipas autoriteteve britanike, qeveria do të investojë 340 milionë paund shtesë në strategjinë kombëtare për të pastrehët. Fondet, të cilat do të sigurohen nga pjesë të papërdorura të buxhetit të departamentit të strehimit, do të përdoren për ndërtimin e 1 200 banesave të reja dhe për të mbështetur rreth 3 000 persona gjatë pesë viteve të ardhshme.

Andy Burnham është i njohur për politikat e tij në këtë fushë, përfshirë programin “Një Shtrat Çdo Natë”, i cili synon sigurimin e strehimit emergjent për personat në vështirësi, si dhe skemën “Housing First”, që fokusohet në sigurimin e strehimit afatgjatë për të pastrehët.

Megjithatë, premtimi i tij është pritur me kritika nga kundërshtarët politikë. Ata argumentojnë se gjatë katër viteve të fundit, periudhë kur Burnham ka drejtuar si kryebashkiak Mançesterin e Madh, numri i personave që flenë në rrugë është rritur.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Momente frike në SHBA, avioni prek pistën me bisht dhe shkakton shkëndija (VIDEO)

Momente tensioni janë regjistruar në Aeroportin Ndërkombëtar të Cincinnati/Northern Kentucky në SHBA, ku një avion mallrash Boeing 777-300ER preku pistën me bisht gjatë një tentative...
15:20 | 21/07/2026

Zgjerohet shpërthimi i Ebolës në Kongo, OBSH: mbi 2 mijë raste dhe 1 mijë vdekje

Shpërthimi i Ebolës i shkaktuar nga virusi Bundibugyo në Republikën Demokratike të Kongos vijon të përhapet, me 2,423 raste të konfirmuara, 967 viktima dhe 469...
14:52 | 21/07/2026

Kompania ajrore Air France pezullon fluturimet drejt Lindjes së Mesme

Kompania ajrore Air France ka konfirmuar pezullimin e përkohshëm të fluturimeve drejt Riadit, Dubait dhe Bejrutit për shkak të situatës së tensionuar të sigurisë në...
14:50 | 21/07/2026