Kosova mirëpret Kampionatin Ballkanik U17 për vajza në volejboll
Ferizaj sot bëhet qendra e volejbollit ballkanik me fillimin e Kampionatit Ballkanik U17 për vajza, i cili do të zhvillohet deri më 25 korrik në Pallatin e Sporteve “Bill Clinton”.
Nën organizimin e Federatës së Volejbollit të Kosovës dhe me mbështetjen e Balkan Volleyball Association, në këtë kampionat marrin pjesë gjashtë kombëtare Kosova, Shqipëria, Bullgaria, Turqia, Mali i Zi dhe Moldavia
Kombëtarja e Kosovës U17 hyn në këtë kampionat pas një periudhe përgatitore intensive, gjatë së cilës volejbollistet e reja zhvilluan grumbullime dhe stërvitje në Skenderaj, si dhe ndeshje kontrolluese, me synimin për t’u paraqitur sa më mirë para publikut vendas.
Ndeshjet e ditës së parë nisin në orën 15:00, kur përballen Turqia dhe Moldavia, ndërsa në orën 17:30 do të luajnë Bullgaria dhe Shqipëria. Takimi që pritet me interesin më të madh është ai i orës 20:00, ku Kombëtarja e Kosovës do të përballet me Malin e Zi.
Gjatë pesë ditëve të kampionatit, Kosova do të zhvillojë gjithsej pesë ndeshje. Pas sfidës së sotme me Malin e Zi, vajzat e Kosovës do të përballen me Turqinë më 22 korrik, Bullgarinë më 23 korrik, Shqipërinë më 24 korrik dhe Moldavinë më 25 korrik.
BE reagon me shqetësim për largimin e prokurorëve serbë nga sistemi i drejtësisë në Kosovë
Haxhiu liron nga detyra prokurorët serbë të veriut
Kosovë, aksident i rëndë në Istog, dy të vdekur dhe 3 të plagosur
- 17:52 Kreu i La Ligës: Koha e Infantinos me FIFA-n ka mbaruar, duhet të largohet
- 17:46 Presidenti i CONMEBOL: Kupa e Botës 2030 do të jetë një turne me 64 ekipe
- 17:41 Konferenca e Kryetarëve vendos të enjten për datën e seancës për reformën territoriale
- 17:28 Turqia refuzon të mbështesë marrëveshjen 27 mld euro të NATO-s për tubacionet e karburantit ushtarak
- 17:13 Aksident i rëndë në Vietnam, autobusi përplaset me argjinaturën dhe merr flakë! 7 të vdekur dhe 5 të plagosur (VIDEO)
- 17:03 Presidenti i Libanit takim me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë, në fokus çarmatimi i Hezbollahut dhe tërheqja e Izraelit