Rama për Paketën e Maleve: Shitet si akt tradhtie, mijëra emigrantë kanë shprehur interes sepse duan të investojnë
Kjo audio është krijuar me AI për leximin e lajmeve.
Mund të ketë pasaktësi në shqiptim ose në theksimin e disa fjalëve.
Kryeministri Edi Rama këtë të martë në një lidhje live në mediat e tij sociale ka folur lidhur me Paketën e Maleve, për të cilën protestuesit kanë kërkuar edhe shfuqizimin. Rama theksoi se ka patur interes të lartë nga emigrantët. Ai shtoi se ky është një rezultat i shumë bisedave dhe përpjekjeve. Sipas tij, Paketa e Maleve shitet në tregun e fjalëve si një tjetër akt tradhtie.
“Këtu nuk jemi në kushtet ku shiten malet. Këtu jemi në kushtet kur malet po hapen për ata që në male kanë trashëguar një pronë. Këtu jemi në kushtet kur njerëz të cilët kanë një pemëtore, të cilët e mirëmbajnë prej vitesh dhe për të cilën kanë pamundësi të kenë letrat për arsyet që thashë, mund të pajisen me një leje për të bërë një agropërpunim.
Jemi në kushtet kur mijëra emigrantë kanë shprehur interes sepse duan të investojnë. Turizmi do shkojë duke u bërë ekonomi gjithnjë e më domethënëse. Paketa e maleve është politikë për njerëzit, të drejtën e pronës, zhvillimit të pronës. Politikë që u shkon për shtat atyre që për vite nuk kanë mundur ta kthejnë pronën në aset financiar.
Ca do me thënë të anulohet paketa e maleve, dmth që këto njerëz të mbeten pezull sepse disave që malet i shohin nga qyteti, nuk kam parë ndonjë komunitet nga këta që preken se për shkak nuk e kanë këtë paketë, të çohen të thonë që kjo paketa po na merr pronat. Ata mezi e presin, kjo është rezultat i shumë bisedave, i shumë përpjekjeve, nuk është diçka që lindi sa hap e mbyll sytë. Shitet në tregun e fjalëve si një tjetër akt tradhtie. Unë tradhtar, një temë tjetër kjo”, tha Rama.
Temperaturat rekord në Vlorë, plazhi i Zvërnecit mbushet me pushues
Vatër zjarri në fshatin Gjonomadh të Korçës, forcat zjarrfikëse në vendngjarje (VIDEO)
SPAK mbyll hetimet për fraksionin tjetër të dosjes “Metamorfoza”, çon për gjykim 9 persona
- 18:03 Pentagonit po i mbarojnë fondet, Trump i kërkon ndihmë Kongresit. Kushte nga demokratët
- 17:52 Kreu i La Ligës: Koha e Infantinos me FIFA-n ka mbaruar, duhet të largohet
- 17:46 Presidenti i CONMEBOL: Kupa e Botës 2030 do të jetë një turne me 64 ekipe
- 17:41 Konferenca e Kryetarëve vendos të enjten për datën e seancës për reformën territoriale
- 17:28 Turqia refuzon të mbështesë marrëveshjen 27 mld euro të NATO-s për tubacionet e karburantit ushtarak
- 17:13 Aksident i rëndë në Vietnam, autobusi përplaset me argjinaturën dhe merr flakë! 7 të vdekur dhe 5 të plagosur (VIDEO)