Korçë, Bashkitë kërkojnë qendra sociale për fëmijët me autizëm, personat me aftësi të kufizuara dhe të moshuarit

22 Korrik 2026 | 17:41

Në takimin e parë të organit këshillues të prefektit të qarkut të Korçës u ngritën si shqetësim kryesor nevojat emergjente në fushën e mbrojtjes sociale. Kryetarët e bashkive të Pogradecit dhe Kolonjës kërkuan ngritjen e qendrave të specializuara për fëmijët me autizëm, sindromën Down, personat me aftësi të kufizuara dhe ata me probleme të shëndetit mendor.

Kryetari i Bashkisë Pogradec, Ilir Xhakolli, theksoi se qarku ka nevojë urgjente për një rezidencë për të moshuarit dhe për qendra të posaçme për personat me aftësi të kufizuara.

“Duhet një rezidencë për gjithë qarkun, që prindërit të jenë të sigurt për të ardhmen e fëmijëve të tyre. Këtë duhet t’ia kërkojmë qeverisë. Po ashtu na duhet një qendër për moshën e tretë. Ka të moshuar që jetojnë vetëm dhe mund të ndodhë që të mos e marrë vesh askush. Kjo nuk bëhet me vullnetarë, por me struktura të mirëfillta. Na duhet një azil në rang qarku. Nëse e bën privati, pse të mos e bëjë edhe shteti? Duhen dy godina, një për personat me aftësi të kufizuara dhe një për të moshuarit”, tha Ilir Xhakolli.

Prefektja e qarkut të Korçës, Florinda Zegullaj, bëri të ditur se bashkitë kanë paraqitur disa propozime konkrete për përmirësimin e shërbimeve sociale.

“Janë paraqitur disa propozime nga kryetarët e bashkive. Njëri prej tyre është ngritja e një shoqërie aksionere, ku të jenë pjesë të gjashta bashkitë e qarkut për mbulimin e shërbimeve sociale. Një tjetër kërkesë është drejtuar qeverisë shqiptare për investime në rikualifikimin e godinave ekzistuese, pasi numri i rasteve është në rritje dhe evidentohet mungesë e shërbimeve. Gjithashtu është kërkuar ngritja e institucioneve të posaçme për të moshuarit dhe për individët që e kanë të pamundur të integrohen në shoqëri”, Florinda Zegullaj.

Në mungesë të qendrave të specializuara në juglindje të vendit, drejtuesit vendorë kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga qeveria për investime konkrete. Sipas tyre, nevojat për shërbime sociale po rriten nga viti në vit, ndërsa ngritja e strukturave rajonale për personat me aftësi të kufizuara, të moshuarit dhe fëmijët me nevoja të veçanta është një domosdoshmëri për të garantuar mbështetje dhe kujdes afatgjatë për kategoritë më në nevojë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shtrëngatat rikthehen të premten, Anira Gjoni: Përplasja e masave të ajrit shkaktoi stuhitë në rajon

Specialistja e gjeoshkencës, Anira Gjoni, e ftuar në “Now” me Ilir Kazaferin, foli për reshjet dhe shtrëngatat që përfshinë rajonin gjatë ditës së djeshme, duke...
19:39 | 22/07/2026

Stuhitë godasin Ballkanin, miliona euro dëme në bujqësi, mbi 100 automjete të dëmtuara në Shkup

Stuhitë e forta që përfshinë Ballkanin gjatë natës shkaktuan dëme të shumta në disa vende të rajonit, duke prekur bujqësinë, infrastrukturën dhe dhjetëra automjete. Në...
18:16 | 22/07/2026

Zjarr në Voskopojë, dy mjete zjarrfikëse dhe forca të shërbimit pyjor në operacion

Një vatër zjarri është shfaqur këtë të mërkurë në Voskopojë, në zonën e njohur si “Antenat” ndërsa menjëherë pas marrjes së njoftimit, drejt zonës janë...
18:02 | 22/07/2026