Opozita bllokon foltoren, mazhoranca miraton propozimin e Ballës për kalimin direkt në votim

23 Korrik 2026 | 15:03

Pas bllokimit të foltores së Kuvendit nga deputetët e opozitës, mazhoranca miratoi me votë propozimin e Taulant Ballës për të kaluar drejtpërdrejt në votimin e çështjeve të rendit të ditës, duke mbyllur diskutimet për shkak të pamundësisë së zhvillimit të tyre si pasojë e bllokimit të foltores nga opozita.

Propozimi I Ballës për ndërprerjen e diskutimeve për reformën territoriale dhe kalimin në votim të projektrezolutave për institucionet e pavarura të drejtësisë u miratua me 84 vota pro, 7 kundër dhe asnjë abstenim.

Balla e cilësoi bllokimin si një skenar të opozitës për të penguar zhvillimin normal të seancës, duke hedhur poshtë pretendimet se në seancën e kësaj të enjteje do të votohej reforma territoriale. Sipas tij, në rendin e ditës ishte vetëm paraqitja e raporteve të palëve për reformën.

“Nuk ka asnjë surprizë. Në seancën e ditës së hënë skenari ishte të mos lëmë të flasë Avokati i Popullit. U bllokua foltorja që të mos fliste Endri Shabani. Sot skenari është të mos lëmë të flasë z. Mazniku. Është e pavërtetë ajo që thoni ju se sot do të votohet reforma territoriale. Sot paraqiten raportet e dy palëve. Duke qenë se deputetët bllokojnë foltoren në mënyrë të përsëritur, kërkoj ndërprerjen e diskutimeve dhe kalimin në çështjet e rendit të ditës”, deklaroi Balla.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputetët e opozitës godasin tavolinat, PS voton rezolutat për institucionet e pavarura

Me foltoren e Kuvendit të bllokuar nga deputetët e opozitës dhe me zhurma të krijuara nga goditjet e tavolinave, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, hapi...
15:41 | 23/07/2026

Bardhi dhe Balliu hedhin ujë drejt Ramës, përjashtohet nga seanca kreu i grupit të PD-së (VIDEO)

Deputetët e opozitës vijuan të mbanin të bllokuar foltoren e Parlamentit ndërsa kryetari, Niko Peleshi, miratoi kërkesën e kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant...
15:23 | 23/07/2026

Rama ndan pamjet nga punimet: Rruga “Adria” po shndërrohet në rrugë më të sigurt dhe më bashkëkohore

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje nga punimet në rrugën “Adria”. Rama e ka cilësuar si një nga akset më...
14:17 | 23/07/2026