Ministri i Brendshëm reagon pas protestës: Opozita përpjekje për të penguar rrugën evropiane të vendit
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së zhvilluar para Kuvendit, duke akuzuar opozitën për përpjekje për të nxitur tensione dhe për të penguar rrugën evropiane të Shqipërisë.
Në një postim të shoqëruar me pamje nga protesta, Lamallari shkruan se skenarët për destabilizimin e vendit janë të destinuar të dështojnë, ndërsa thekson se institucionet do të vijojnë të garantojnë rendin, sigurinë dhe funksionimin normal të jetës demokratike.
“Qëllimet ogurzeza t’i harroni! Ata që dje sokëllinin për skenarë gjakatarë të thikave me helm dhe çadrave pistoletë, pasi vranë me pushkët e shtetit në mes të ditës qytetarë të pafajshëm, sot vënë kujën në Kuvend, pasi kanë fshehur dorën e gurëve që hidhen pas shpinës së vetë protestuesve”, shkruan Lamallari.
Ministri shton se bëhet fjalë për “të njëjtin soj politikanësh”, të cilët, sipas tij, në mungesë të mbështetjes qytetare, po përpiqen të pengojnë procesin e integrimit evropian të vendit.
“Në dëshpërim të thellë nga braktisja masive që u kanë bërë shqiptarët, gënjejnë veten se mund të mbajnë peng, me molotovarë dje e kapuçzinj sot, të ardhmen evropiane të Shqipërisë”, shprehet ai.
Në përfundim të reagimit të tij, Lamallari thekson se procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian është i pakthyeshëm.
“Nuk ka kthim pas drejt rrugës evropiane të Shqipërisë”, përfundon ministri i Brendshëm.
“Reshje dhe shtrëngata të forta të premten”, Bashkia Himarë del me njoftim zyrtar
Egnatia barazon 3-3 me Celjen, gjithçka e hapur për sfidën e kthimit në Slloveni
Berisha akuzon Ramën për reformën territoriale: Erdhi në Kuvend për ta varrosur
- 18:10 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale
- 18:04 “Reshje dhe shtrëngata të forta të premten”, Bashkia Himarë del me njoftim zyrtar
- 17:55 Trump: SHBA do ta mbajë Iranin përgjegjës nëse Huthitë sulmojnë anijet
- 17:47 Ismail Shehu zgjidhet nga Kuvendi si kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik
- 17:36 Nafta kalon 100 dollarë për fuçi, tensionet në Lindjen e Mesme tronditin tregjet
- 17:34 Egnatia barazon 3-3 me Celjen, gjithçka e hapur për sfidën e kthimit në Slloveni