Berisha akuzon Ramën për reformën territoriale: Erdhi në Kuvend për ta varrosur
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli për gazetarët jashtë Kuvendit, ku akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka ardhur në seancën plenare vetëm për të “varrosur” reformën territoriale.
Sipas Berishës, qeveria nuk kërkon një reformë në interes të qytetarëve, por një ndryshim që i shërben, sipas tij, interesave politike dhe manipulimit të zgjedhjeve.
“Edi Rama groposi reformën territoriale. Dhe reformën de facto, të një rëndësie të jashtëzakonshme për qytetarët shqiptarë. Varrosi një punë njëvjeçare serioze, të mbështetur nga komuniteti ndërkombëtar edhe financiarisht, edhe nga buxheti i shtetit. Varrosi sepse do me çdo kusht, jo një reformë në interes të qytetarëve, por një reformë në interes të manipulimit të zgjedhjeve dhe rrëmbimit të votave me çdo kusht. Këto janë përpëlitjet e fundit të një njeriu që do të përfundojë në galerat më të errëta të historisë. Edi Rama nuk shpëton më. Erdhi vetëm e vetëm për të varrosur, për të marrë në dorë reformën territoriale”, tha Berisha.
Duke komentuar protestën para Kuvendit, Berisha tha se protestuesit janë sulmuar me gaz lotsjellës dhe spraj ariu, ndërsa pretendoi se ka pasur edhe persona të lënduar rëndë.
“Protestuesit u sulmuan egërsisht me gaz lotësjellës dhe spraj ariu. Pati edhe të lënduar rëndë. Po ndjekim me shqetësim shumë të madh situatën e tyre”, u shpreh ai.
“Reshje dhe shtrëngata të forta të premten”, Bashkia Himarë del me njoftim zyrtar
Egnatia barazon 3-3 me Celjen, gjithçka e hapur për sfidën e kthimit në Slloveni
Erëra të forta dhe det i trazuar gjatë së premtes, apeli i Kapitenerisë së Vlorës për pushuesit dhe operatorët
- 18:10 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale
- 18:04 “Reshje dhe shtrëngata të forta të premten”, Bashkia Himarë del me njoftim zyrtar
- 17:55 Trump: SHBA do ta mbajë Iranin përgjegjës nëse Huthitë sulmojnë anijet
- 17:47 Ismail Shehu zgjidhet nga Kuvendi si kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik
- 17:36 Nafta kalon 100 dollarë për fuçi, tensionet në Lindjen e Mesme tronditin tregjet
- 17:34 Egnatia barazon 3-3 me Celjen, gjithçka e hapur për sfidën e kthimit në Slloveni