Rëndohet bilanci në Roskovec, ndërron jetë edhe gruaja e plagosur nga ish-dhëndri
Është rënduar bilanci i ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të premte në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku tashmë 3 persona kanë humbur jetën.
Pas disa orësh në sallën e operacionit, 55-vjeçarja Bejlere Plaka nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Fierit.
Ajo u plagos rëndë me armë gjahu nga Refit Buzi, i cili më herët qëlloi për vdekje edhe bashkëshortin e saj, 58-vjeçarin Kosta Plaka.
Nga e njëjta ngjarje, vajza e çiftit u mor peng nga ish-bashkëjetuesi i saj, por u lirua më pas pas ndërhyrjes së Policisë.
Pas lirimit të saj, forcat RENEA vijuan për disa orë negociatat me Refit Buzin për ta bindur të dorëzohej, por ai nuk iu bind thirrjeve të Policisë dhe më pas dyshohet se i dha fund jetës brenda automjetit ku ishte ngujuar.
Çfarë ndodhi në Roskovec, përmbledhje
Ngjarja ndodhi në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku 35-vjeçari Refit Buzi dyshohet se mëngjesin e kësaj të premte vrau me armë gjahu ish-vjehrrin e tij, Kosta Plakën, 58 vjeç, plagosi ish-vjehrrën, Belere Plakën, 55 vjeçe, dhe më pas mori peng ish-partneren e tij, të cilën e liroi disa orë më vonë.
Rrethimi i Refit Buzit nga Policia, në fshatin Kurjan të Roskovecit, zgjati rreth 8 orë. Pas lokalizimit të tij, forcat e Policisë dhe efektivët e RENEA-s nisën negociatat me 35-vjeçarin për ta bindur që të dorëzohej.
Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme nga forcat speciale, të cilat u afruan në distancë të afërt me automjetin ku ai qëndronte i ngujuar, Refit Buzi nuk pranoi të dorëzohej.
Më herët, ai kishte deklaruar se do të qëllonte veten, ndërsa pas disa orësh negociatash u gjet i pajetë brenda automjetit. Sipas Policisë, dyshohet se 35-vjeçari i ka dhënë fund jetës me armën e gjahut që mbante me vete.
Drejtori i Policisë Fier zbardh dinamikën e ngjarjes në Roskovec
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Erion Ahmeti, ka dhënë detaje mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku 35-vjeçari Refit Buzi vrau me armë gjahu babanë e ish-të dashurës së tij, plagosi nënën e saj dhe më pas e mori peng vajzën.
Sipas Ahmetit, ngjarja ndodhi rreth orës 06:00 të mëngjesit, ndërsa pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë ndërhynë menjëherë, rrethuan zonën, organizuan ndjekjen e autorit dhe ngritën pika kontrolli.
“Për shkak të rrezikshmërisë së lartë të autorit dhe dinamikës së ngjarjes, u kërkua ndërhyrja e Forcës Speciale RENEA”, tha Ahmeti.
Pas lokalizimit të autorit, forcat e Policisë e rrethuan atë dhe nisën negociatat, pasi ai kërcënonte se do të vriste veten dhe ish-të dashurën, të cilën e mbante peng.
Drejtori i Policisë Fier bëri me dije se falë ndërhyrjes së efektivëve dhe negociatave u bë i mundur lirimi i vajzës që mbahej peng në automjet, ndërsa ajo u transportua menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes, si dhe për sqarimin e të gjitha rrethanave dhe zbardhjen e motivit”, u shpreh Ahmeti.
Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës