Rama për protestat: “Revolucioni i flamingove” një çarje ku mund të hyjnë aktorë të huaj
Kryeministri Edi Rama mbajti një fjalim në konferencën “Përballja me Manipulimin e Informacionit dhe Ndërhyrjen e Huaj: Shqipëria dhe Konteksti i Zgjerimit”, organizuar nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme. Duke folur për manipulimin e informacionit në rrjetet sociale dhe ndërhyrjet e huaja, kryeministri Edi Rama solli si shembull edhe protestat e zhvilluara së fundmi në Tiranë.
Sipas tij, protesta përbën një shembull të një “çarjeje” përmes së cilës, sipas tij, mund të ndërhyjnë aktorë të huaj.
“Duhet të jeni informuar për të ashtuquajturin revolucion i flamingove. Është një shembull i jashtëzakonshëm i një çarjeje që u krijua, që u bë një mënyrë për të hyrë armiqtë tanë. Ecim me vendosmëri drejt fazës së anëtarësimit në BE, është me rëndësi të forcojmë rezistencën ndaj sulmeve hibride. Sa më afër shkon një vend drejt BE-së, aq më shumë rreken aktorët e huaj për të hyrë tinëzisht brenda dhe për të sulmuar. Ne jemi pararojë, kemi përjetuar sulme hibride dhe fushata. Duhet të mësojmë shpejt dhe të përshtatemi shpejt”, tha Rama.
Më tej, kryeministri u ndal te mënyrat përmes të cilave, sipas tij, përhapet manipulimi i informacionit, duke përmendur lajmet e rreme, videot e falsifikuara dhe përdorimin e rrjeteve sociale për ndikim te qytetarët.
“Manipulimi dhe ndërhyrja e huaj në informacion kurrë nuk mbërrin me uniformën veshur, mbërrin si indinjatë, trend viral, video e falsifikuar, deep fake e një politikani, si një link që çohet në një grup WhatsApp-i nga një person që mirëfilli mendon se po ndan një të vërtetë, flet gjuhën tonë, shfrytëzon ankthet tona. Kjo është arsyeja pse është kaq efektiv. Nuk ju duhet më ushtri për të destabilizuar një vend”, vijoi Rama.
Protestuesit para parlamentit! Rama flet live: Rrjetet sociale kthehen në armë pic.twitter.com/2wxiHKHc0w
— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) July 27, 2026
75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë 302 milionë dollarë nga SHBA
Berisha: Mbështesim huanë me SHBA por nuk votojmë procedura antikushtetuese
Balla jep detajet e marrëveshjes 302 milionë dollarë me SHBA-në: Si do të disbursohet financimi për Forcat e Armatosura
- 11:04 Sherr me thika pranë pedonales në Durrës, plagosen tre të rinj
- 10:54 75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë 302 milionë dollarë nga SHBA
- 10:52 Berisha: Mbështesim huanë me SHBA por nuk votojmë procedura antikushtetuese
- 10:44 Balla jep detajet e marrëveshjes 302 milionë dollarë me SHBA-në: Si do të disbursohet financimi për Forcat e Armatosura
- 10:42 Përplasjet me policinë te Parlamenti, Gjykata vendos lirimin e dy protestuesve
- 10:11 Policia shoqëron aktivistin Arben Kola dhe një protestues tjetër gjatë tubimit në Tiranë (VIDEO)