Asnjë humbje jete dhe dy raste të reja me COVID-19
Shqipëria prej ditësh nuk raporton asnjë humbje jete nga COVID-19. Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale thotë se në orët e fundit janë identifikuar dy raste të reja, ndërsa aktualisht në Spitalin Infektiv janë të shtruar tre qytetarë.
Në të gjithë vendin janë evidentuar 52 raste aktive me COVID-19, ndërkohë nga fillimi i epidemisë kanë humbur jetën 2456 qytetarë dhe 130,029 të tjerë janë shëruar.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 23
Shkodër 8
Elbasan 6
Durrës 5
Vlorë 5
Lezhë 2
Korçë 2
Fier 1.
Personat mbi 50 vjeç, por edhe punonjësit e institucioneve që kanë kontakte direkte me qytetarët vijojnë të marrin vaksinën anti-COVID.
Ministria e Shëndetësisë thekson se deri tani 416,791 qytetarë kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.
LEXONI GJITHASHTU:
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta