Eric Trump përgëzon rojen 16-vjeçar që shpëtoi një fëmijë nga mbytja: Jepini nderin më të lartë (VIDEO)

28 Korrik 2026 | 08:36

Një roje plazhi 16-vjeçar është kthyer në heroi pasi shpëtoi një djalë rreth 10 vjeç, i cili u rrëmbye nga dallgët në plazhin Seabright, në Santa Cruz të Kalifornisë.

Pamjet e filmuara nga një pushues tregojnë momentin dramatik kur i riu hidhet në detin e trazuar për të arritur te fëmija, ndërsa dallgët e forta e kishin tërhequr larg bregut.

“Valët i kapën shumë njerëz në befasi. Fatkeqësisht, ky djalë u rrëmbye brenda pak minutash”, tha Scott Vander Dussen, i cili regjistroi videon e shpëtimit.

Në operacionin e shpëtimit u përfshinë edhe notarë të tjerë, si dhe një roje i dytë plazhi, i cili u fut në ujë për të ndihmuar në nxjerrjen e fëmijës në breg.

Videoja u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale dhe u ripostua edhe nga Eric Trump, i cili shkroi: “Jepini këtij roje plazhi 16-vjeçar nderin më të lartë. Ai është vërtet më i miri i Amerikës! Bravo!”

Sipas New York Post, rojet e plazhit në Santa Cruz i nënshtrohen një trajnimi intensiv, që përfshin të paktën 56 orë trajnim si roje plazhi, 24 orë trajnim për certifikim mjekësor dhe mbi 80 orë trajnim për sigurinë në det.

“Jam i lumtur që përfundoi kështu. Jam i sigurt se, nëse rojet e plazhit nuk do të kishin qenë aty, fëmija nuk do të ishte kthyer në shtëpi atë natë”, u shpreh Vander Dussen.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tërmeti me magnitudë 7.1 ballë godet ishullin Kyushu në Japoni, lëshohet paralajmërim për cunami

Një tërmet goditi ishullin japonez të Kyushu të martën në mëngjes, raportoi Reuters, duke cituar institutin NIED. Vlerësimet fillestare e vlerësuan tërmetin me magnitudë 7.1...
09:47 | 28/07/2026

SHBA rishikon praninë ushtarake në Evropë, Trump kërkon më shumë përgjegjësi nga NATO

Shtetet e Bashkuara kanë nisur një rishikim të pranisë së tyre ushtarake në Evropë, pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka sulmuar vazhdimisht aleatët evropianë...
09:32 | 28/07/2026

Publikohen audiot konfidenciale, Joe Biden dëgjohet duke pranuar mbajtjen e dokumenteve të klasifikuara

Regjistrimet audio që Joe Biden luftoi për vite me radhë që t’i mbante private, në të cilat ai pranon se zotëronte materiale të klasifikuara pasi...
09:27 | 28/07/2026