Vrasja e Albi Bashaliut, vëllai dëshmon në GJKKO: E mora vesh nga televizioni, nuk di kush e vrau
Në seancën e kësaj të marte në GJKKO ndaj Laert Haxhiut po vijojnë dëshmitë për episodet e vrasjeve për të cilat ai akuzohet.
Në lidhje me vrasjen e Albi Bashaliut, para gjykatës dëshmoi vëllai i viktimës, Leonard Bashaliu, i cili u transportua nga IEVP Peqin në GJKKO. Leonard Bashaliu është i dënuar për vrasjen e Ylber Xhahysës, vëllait të Albert Xhahysës.
Në dëshminë e tij, ai tha se në momentin kur është vrarë vëllai i tij, ai ndodhej në burg dhe e kishte mësuar ngjarjen nga televizioni.
“Vëllai im është vrarë më 27 dhjetor 2021. Unë kam qenë në burg kur është vrarë vëllai, në IEVP Elbasan. E mora vesh nga televizioni që ishte vrarë Albi. Nuk kam qenë mirë nga ana psikologjike, nuk kërkova takim me njeri. Erdhi më takoi mami, më pa më parë si isha me shëndet. Nuk folëm për ngjarjen, çfarë të flisnim? Nuk kam ide se kush mund ta ketë vrarë vëllain tim”, deklaroi ai.
Leonard Bashaliu foli edhe për dënimin e tij për vrasjen e Ylber Xhahysës, duke thënë se e ka pranuar autorësinë dhe ka shprehur pendesë.
“Unë kam qenë në burg për vrasjen e Ylber Xhahysës. Unë e kam vrarë Ylber Xhahysën, e kam pranuar krimin, kam shprehur pendesë dhe kam marrë dënimin”, tha ai.
Më tej, ai deklaroi se njeh Albert Xhahysën dhe familjarët e tij, por tha se nuk ka pasur asnjë informacion apo sinjal se kush mund të ketë vrarë vëllain e tij.
“Albert Xhahysa ka dy djem, ka dhe një vëlla, ia njoh. Eduartin, edhe të atin ia njoh. Djemtë e tij nuk i njoh, i kam lënë të vegjël, E. dhe R. Nuk më ka ardhur ndonjë sinjal se kush mund ta ketë vrarë vëllain”, u shpreh Leonard Bashaliu.
Gjatë seancës ndërhyri edhe gjykata, duke e pyetur dëshmitarin nëse ishte interesuar për të mësuar se kush e kishte vrarë Albin.
“Jo. Unë jam pa përkrahje, i përkas klasës punëtore. S’njoh asnjë, jam pa përkrahje. Më vranë vëllanë”, u përgjigj ai.
Karakaçi inspekton punimet në Bypass-in e Tiranës: Lidhje me autostradat, duke shmangur hyrjen në qytet
I dënuar në Itali me 11 vjet burgim për trafik droge, arrestohet 48-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar
Apeli i Posaçëm lë në fuqi sekuestron ndaj 25 pasurive të Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës
- 14:00 Koreja e Jugut lëshon alarm emergjence për rrjedhje të fosforit të bardhë në bazën ajrore amerikane
- 13:49 Irani sfidon SHBA-në: Nuk do t’ju lejojmë të përcaktoni kohën e luftës dhe paqes
- 13:40 I vodhën këngë të papublikuara, foto dhe video private, Ariana Grande padit hakerët! I shitën në internet
- 13:33 Gjykata rrëzon të gjitha akuzat ndaj Sami Lushtakut për frikësim të dëshmitarëve
- 13:26 Karakaçi inspekton punimet në Bypass-in e Tiranës: Lidhje me autostradat, duke shmangur hyrjen në qytet
- 13:25 I dënuar në Itali me 11 vjet burgim për trafik droge, arrestohet 48-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar