Përgjimet e SPAK për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, prokurori Prençi: Çfarë pune i kreve? Përgjigjet Shkreli

28 Korrik 2026 | 15:26

Detaje të reja janë zbardhur nga dëshmia e kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli si dhe nga përgjimet telefonike gjatë komunikimeve të tij me banorë lokalë dhe punonjës të OSHEE-së.

Gjatë dëshmisë në seancë, prokurori i SPAK-ut, Dritan Prençi i ka lexuar të pandehurit disa nga transkriptimet e bisedave të siguruara nga hetimi, ku ngrihen dyshime për ndikime dhe premtime në kuadër të fushatës elektorale.

Sipas dosjes hetimore, në një prej komunikimeve të transkriptuara, kryebashkiaku dëgjohet t’i thotë një qytetari: “Të martën e ke të kryer, veç shih mos po na vonon, veç për Tomën, zjarr! Si me qenë për mua, ua di për nder.”

Prokurori Prençi e ka pyetur drejtpërdrejt të pandehurin mbi kuptimin e kësaj bisede, si dhe për një tjetër fragment ku Shkreli shprehej: “Nuk e presim dot shtetin se shteti e ka në terezi” dhe “Sot më sollën preventivin”.

I pyetur nga prokurori se çfarë punësh kishte kryer dhe çfarë nënkuptonte me këto deklarata, Shkreli ka pretenduar se bëhej fjalë për batuta dhe se po kërkonte që në një miting të merrnin pjesë sa më shumë persona.

Pas dëshmisë u vendos që seanca të shtyhet per konkluzionet përfundimtare. Seanca e radhës do të mbahet më 17 shtator ora 10:00 ku SPAK pritet të japë pretencën.

Pjesë nga diskutimet:

Prokurori Prençi: Si i pandehur, janë disa biseda në celular ku i ke thënë: “Të martën e ke të kryer, veç shih mos po na vonon veç për Tomën, zjarr! Si me qenë për mua, ua di për nder.” Për çfarë flitet në përmbajtjen e kësaj bisede?

I ke thënë në celular: “Nuk e presim dot shtetin se shteti e ka në terezi.” Çfarë ke dashur të thuash? “Sot më solllën preventivin”, i ke thënë. Çfarë pune i kreve?

Shkreli: E kam thënë si batutë për t’i mbushur mendjen që këtë problem po e zgjidh unë. Fjalën “zjarr” e kisha që te mitingu i Tom Doshit të vinin sa më shumë njerëz.

Prokurori Prençi, lexon të tjera biseda të transkriptuara nga përgjimi i kryebashkiakut gjatë komunikimeve me banorët dhe punonjës të OSHEE-së: Ke folur me Franga Kolën dhe i ke thënë: “Aty është katërshja e mbyllur…”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident në Korçë, makina përplas karrocën me një fëmijë brenda. Detajet e para

Një aksident është regjistruar këtë të martë në lagjen 10 të qytetit të Korçës, në zonën e njohur si “Dritat e Verdha”. Raportohet se një...
16:40 | 28/07/2026

Fati i Ervin Matës! Artan Hoxha: Në Brazil drejtësia është e shtrenjtë

Gazetari Artan Hoxha ka qenë i ftuar këtë të martë në edicionin informativ me Thimi Samarxhiun në Euronews Albania. Hoxha ka folur për rastin e...
16:38 | 28/07/2026

Aksidenti në Portin e Durrësit, ndërron jetë në spital 62-vjeçari nga Kosova (EMRI)

62-vjeçari nga Kosova, i cili u aksidentua mëngjesin e sotëm në Portin e Durrësit, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra. Burime bëjnë me...
16:31 | 28/07/2026