Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Fatime Kryemadhit për tërheqjen nga gjykimi i shkurtuar

28 Korrik 2026 | 16:18

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Fatime Kryemadhit, e cila kishte ankimuar vendimin e ndërmjetëm të GJKKO-së të 15 qershorit, me të cilin nuk u pranua tërheqja e saj nga gjykimi i shkurtuar. Vendimi u mor këtë të martë nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë.

Fatime Kryemadhi është e pandehur në një fraksion të dosjes hetimore që lidhet me çështjen “Meta-Kryemadhi”. SPAK e akuzon atë për pastrim parash, duke pretenduar se një pjesë e fondeve të përdorura për blerjen e pasurive dhe shlyerjen e kredive nuk justifikohen me burime të ligjshme. Sipas organit të akuzës, në këtë procedim janë përfshirë edhe Pirro Xhixho dhe Ema Çoku.

Më 15 qershor, gjatë procesit në GJKKO, Fatime Kryemadhi kërkoi të tërhiqej nga gjykimi i shkurtuar dhe çështja të shqyrtohej me procedurë të zakonshme. Kërkesa u rrëzua nga gjykata, me argumentin se procedura e gjykimit të shkurtuar ishte pranuar më herët dhe nuk kishte bazë ligjore për ndryshimin e saj në atë fazë të procesit. Me vendimin e sotëm, edhe Gjykata e Lartë la në fuqi këtë qëndrim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërron jetë në moshën 54-vjeçare akademiku dhe trajneri, Artan Pogoni

Një lajm i trishtë trondit komunitetin e sportit shqiptar. Akademiku Artan Pogoni, ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare pas një arresti kardiak gjate pushimeve në...
18:04 | 28/07/2026

Aksident në Korçë, makina përplas karrocën me një fëmijë brenda. Detajet e para

Një aksident është regjistruar këtë të martë në lagjen 10 të qytetit të Korçës, në zonën e njohur si “Dritat e Verdha”. Raportohet se një...
16:40 | 28/07/2026

Fati i Ervin Matës! Artan Hoxha: Në Brazil drejtësia është e shtrenjtë

Gazetari Artan Hoxha ka qenë i ftuar këtë të martë në edicionin informativ me Thimi Samarxhiun në Euronews Albania. Hoxha ka folur për rastin e...
16:38 | 28/07/2026