Aksidenti në Portin e Durrësit, ndërron jetë në spital 62-vjeçari nga Kosova (EMRI)
62-vjeçari nga Kosova, i cili u aksidentua mëngjesin e sotëm në Portin e Durrësit, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra. Burime bëjnë me dije se Nexhmi Shabani ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku ishte transportuar menjëherë pas aksidentit.
Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit në ambientet e Portit të Durrësit. Sipas të dhënave paraprake, një mjet tip kamion, me drejtues 49-vjeçarin, Nikolin Merdari, banues në Berat, ka përplasur këmbësorin 62-vjeçarin, Nexhmi Shabani, banues në Kosovë, i cili ishte shofer kamioni.
“Port Durrës/Informacion paraprak. Më datë 28.07.2026, në Portin e Durrësit, në sheshin para skanerit, shtetasi N. M., 49 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar një kamion, dyshohet se aksidentalisht ka goditur shtetasin N. Sh., 62 vjeç, banues në Kosovë, drejtues i një kamioni tjetër, i cili po lëvizte në këmbë për të dorëzuar dokumentacionin e kamionit të tij për t’u futur në skaner.
Si pasojë e goditjes, shtetasi N. Sh., 62 vjeç, ka humbur jetën. Shtetasi N. M. u shoqërua në Komisariat dhe po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.
Ndërron jetë në moshën 54-vjeçare akademiku dhe trajneri, Artan Pogoni
Aksident në Korçë, makina përplas karrocën me një fëmijë brenda. Detajet e para
Fati i Ervin Matës! Artan Hoxha: Në Brazil drejtësia është e shtrenjtë
- 18:04 Ndërron jetë në moshën 54-vjeçare akademiku dhe trajneri, Artan Pogoni
- 17:56 Musk zgjeron X, nga rrjet social në platformë bankare
- 17:43 Botërori 2026 dhe debatet: Infantino thirret të dëshmojë në Kongres për lidhjet me Trumpin
- 17:33 Prokurori ukrainas do të hetojë çështje penale kundër udhëheqësit të Bjellorusisë
- 17:31 Burnham ngre Laburistët në sondazhe: Tejkalon Reform Uk të Nigel Farage
- 17:23 Premtimi u mbajt, Cucurella bën tatuazh fytyrën e trajnerit të Spanjës