10 nga vendet më të bukura në Evropë për ecjet në natyrë

6 Korrik 2021 | 15:23

Bota e madhe natyrore po i thërret njerëzit si kurrë më parë, pas një kohe kaq të gjatë mbyllur si pasojë e pandemisë, dhe ecjet në natyrë janë mënyra më e mirë për të përfituar nga ajri i pastër që na ka munguar aq shumë këto kohë.

Transmetimi i COVID-19 në natyrë konsiderohet të jetë shumë i ulët, ndaj planifikimi i disa pushimeve me fokus ecjet apo ngjitjet në mal mund të jetë pikërisht ajo që ju nevojitet për të mbajtur trupin në formë, por edhe për të shijuar peizazhet marramendëse evropiane.

Kjo është lista e 10 destinacioneve evropiane që mund të mos t’i keni parë kurrë dhe nëse i doni ecjet në natyrë, bëhuni gati të eksploroni shtigje nga Mesdheu i nxehtë deri në fjordet nordike!

1- Portugali

I pari në listë është ky shtet i cili njihet për sezonet e nxehta verore dhe plazhet mahnitëse. Por, Portugalia ka shumë më tepër se diellin, detin dhe rërën pasi ofron disa nga shtigjet më të bukura në të gjithë Evropën.

Shtegu i njohur si ‘Seven Hanging Valleys’ apo Shtatë Fushat e Varura shtrihet deri në bregdetin Algarve dhe përfshin edhe shpellën e famshme Bengali. Kodra prej guri ranor të kuqërremtë mund të jenë pjesë e sfondit tuaj, gjatë një ecjeje në shtegun krah plazhit Costa de Caparica.

Ndërsa, larg vijës bregdetare, Parku Nacional Inpendea-Geres, ofron një shëtitje si asnjë tjetër, që nuk duhet humbur për asnjë arsyeje në botë.

2- Franca

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Mont-Saint-Michel (@visitlemont)

Nga Alpet deri në vreshtat e Bordo-s, Franca ofron shtigje dhe shëtitje për çdo lloj rasti. Nëse dëshironi një pushim nga dritat e forta të Parisit apo plazhet mesdhetare, ecjet në natyrë në zonat rurale franceze janë një eksperiencë që nuk duhet ta humbisni…

Shtegu i Pelegrinit, në Mont St Michel duhet prenotuar gjatë zbaticës dhe këshillohet të bëhet me një guidë profesionistësh.

Më në jug, ngjitësit sypatrembur mund të admirojnë lumenjtë Azure teksa ecin përgjatë Kanionit Verdon.

3- Gjermani

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Med Saidene (@med.saidene)

Gjermania ofron disa pyje të jashtëzakonshme, lumenj dhe vargje malore të cilat ju bëjnë menjëherë të kuptoni përse ecjet në natyrë janë një pasion dhe argëtim kaq i përhapur në Gjermani.

Verat e ngrohta gjermane janë perfekte për pushime në natyrë dhe eksplorimin e itinerareve, të cilat ju ofrojnë kështjella përrallore në atdheun e Vëllezërve Grim. Mund të zgjidhni shtegun e Rhine Castle apo të eksplorni Rrugën e Goethe-s në Parkun Nacional Harz.

Ndërkohë, ecja e njohur si Painter’s Way apo Rruga e Piktorit, thuhet të ketë qenë sfondi i shumë filmave dhe serialeve televizive, ndaj nuk duhet humbur pasi konsiderohet si një nga ecjet më të bukur në Gjermani.

4- Norvegjia

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Pulpit Rock Tours (@pulpitrocktours)

Shijoni një udhëtim si asnjë tjetër, në natyrën madhështore skandinave. Me një kanistër me ushqime dhe disa fruta pylli me vete, mundësitë tuaja në Norvegji fillojnë nga ngjitja dramatike në Pulpit Rock, deri tek eksplorimi i fjordeve skandinave në jug të vendit.

Udhëtarët më ambiciozë mund të provojnë të ngjiten edhe në majë të Galdhøpiggen, majën më të lartë në Evropën Veriore.

5- Zvicra

Sigurisht pjesë e listës, siç mund të kishit pritur është edhe Zvicra, atdheu i çokollatave, orëve ‘cuckoo’ dhe peizazheve sensacionale malore.

Përgjatë shtegut Engelberg, ju mund të shijoni pamjet panoramike teksa thithni ajrin e mprehtë alpin apo teksa ngjiteni në Matterhorn – një nga pikat më të larta të alpeve evropiane.

6- Spanja

Një shteg mesdhetar i puthur nga dielli ju pret në Spanjë, – një shtet të cilin mund t’ia shtoni listës tuaj të destinacioneve natyrore, pasi tashmë dihet reputacioni i saj për turizmin detar dhe kulturor.

Ecni përgjatë shtegut spiritual të njohur si Camino de Santiago, ose vizitoni Parkun Nacional Peñalara, gjatë qëndrimit tuaj në Madrid. Spanja ofron gjithashtu edhe një mori shtigjesh malore, por një që ne mund t’ju a sugjerojmë është Pyrenees, në Pico Sobarcal.

7-  Italia

Kuzhina italiane dhe monumentet antike kanë marrë reklamimin e duhur tashmë, ama nëse i shtoni një udhëtim në natyrë pushimeve tuaja në Itali, mbase mund t’ia dilni të digjni disa nga kaloritë e përftuara prej karbohidrateve aq të shijshme.

Mund të vëzhgoni botën e gjallë në Sella-Herbetet Traverse ose të admironi oqeanin e kristaltë dhe qytetet shumë ngjyrëshe përgjatë Blue Trail apo Shtegut Blu. Ngjitjet në mal janë një opsion tjetër që Italia e ofron përfshi këtu Malet Dolomite apo edhe Vezuvin e famshëm, i cili këto vite ka qenë shumë më pak aktiv, krahasuar me kohët e Romës së Lashtë.

8 – Mbretëria e Bashkuar

 

View this post on Instagram

 

A post shared by SNOWDONIA (@snowdoniagram)

Mbretëria e Bashkuar përbëhet nga 4 shtete, secili prej të cilëve ofron karakterin dhe peizazhet e tij të veçanta. Mund të ngjisni Snowdon në Uells, të eksploroni Distriktin e Liqeneve në Angli apo të shëtisni në parkun Quiraing, në Ishulli Skye të Skocisë.

Nëse keni kohë, pse jo, provoni ecjen e famshme nga njëri breg në tjetrin, e cila do t’ju çojë përgjatë plot 3 parqeve nacionale dhe dy vendeve rivale si Lancashire dhe Yorkshire.

9 – Islanda

Islanda mund të jetë e ftohtë por vullkanet islandeze, plazhet dramatike dhe ujëvarat gjigande do t’ju bëjnë ta harroni motin. Ku mund të gjeni një vend më të mirë për të pirë ujë akullnajor apo për të shijuar një pishinë natyrore më ujëra termale?

Laugavegur në Islandë është vendi perfekt për të parë malet islandeze, ndërsa shtegu Fimmvörðuháls Trek ka pikënisjen në një ujëvarë magjepsëse dhe përfshin një ndalesë pranë një vullkani.

10 – Irlanda

Irlanda apo Ishulli Smerald mund të jetë mbajtësi i kupës në këtë listë. Ndërkohë që moti i Irlandës mund të jetë i paparashikueshëm, (mund të fillojë shi pa pritur e pa kuptuar) klima e butë e bën atë një vend perfekt për ecjet në natyrë. Shijoni mikpritjen Irlandeze, ndërkohë që ecni përgjatë Shtegut të Gjigandit apo Giant’s Causeway ose ngjisni Malin Torc në Kerry.

Fshatrat irlandeze dhe bregdeti i saj janë perfektë për udhëtarët në shpirt, të cilët atje do të ndjehen sikur në shtëpi.

LEXONI GJITHASHTU 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026