Ambasadori Soreca diskuton me Bashën për sfidat e legjislaturës së re

7 Korrik 2021 | 17:42

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca është takuar sot me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Përmes një shënimi në “Twitter”, z. Soreca thotë se opozita do të luajë një rol të rëndësishëm në legjislaturën e re parlamentare në muajin shtator.

“Bashkëbisedim i gjatë sot midis shefave të Misioneve të Bashkimit Evropian dhe kryetarit të PD, Lulzim Bashës në funksion të legjislaturës së re, ku opozita do të luajë një rol vendimtar”, shkruan Soreca.

Siç thotë ambasadori Soreca, fokusi i bisedës ka qenë situata aktuale politike, integrimi në Bashkimin Evropian dhe ecuria e reformës në drejtësi.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha procesin e zgjedhjeve të 25 prillit e ka cilësuar jo të rregullt dhe kjo sipas tij ka një përgjegjës direkt, Partinë Socialiste.

Gjatë komunikimeve publike z. Basha është shprehur se PD-ja nuk do t’i njohë zgjedhjet parlamentare dhe ky qëndrim ka shtuar paqartësitë nëse selia blu do marrë pjesë ose jo në sesionin e ri parlamentar.

Kuvendi i Shqipërisë mbajti sot seancën e fundit plenare për këtë legjislature. Shumë prej emrave të deputetëve, të cilët janë kritikuar jo pak për formimin e tyre, nuk do të ulen më në karriget e parlamentit në muajin shtator.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026