Ledio Braho e sheh të çuditshme mungesën e akuzës për korrupsion në rastin e Lushnjës
Ledio Braho, avokat, shprehet se për operacionin e SPAK që çoi në arrestimin e kryebashkiakut të Lushnjës verën se nuk ka asnjë person të akuzuar për korrupsion.
Sipas tij ky fakt është i çuditshëm në një kohë kur ka persona të akuzuar për shpërdorim detyre dhe abuzim me tenderë.
“Ajo që duket e çuditshme ka të bëj me faktin se nuk është asnjë person të akuzuar për korrupsion, pasi ka abuzim me detyrën dhe tenderët patjetër që ka korrupsion”, tha avokati.
Z. Braho u shpreh se “çështja duket banale” pasi ka pasur “kallëzim penal nga një prej shoqërive që ka qenë konkurruese në tender” dhe është me shumë rëndësi se si do të vazhdojë hetimi.
Avokati tha se nisur nga bisedat e përgjuara kuptohet se këta persona flasin shumë lirshëm duke të bërë të besosh se “kanë garanci” nga pas.
Ai thekson se “pavarësisht kësaj është një operacion i suksesshëm nga SPAK por është e rëndësishme për të parë se si do të përfundojë”.
“SPAK tashmë është më i lirshëm pasi deri më parë ishte i mbingarkuar nga dosjet e OFL-së. Po shndërrohet dhe BKH në funksionale dhe fakti se ka 300 zyrtarë në përgjim tregon se ka një sërë çështjesh që po hetohen”, përfundoi z. Braho.
LEXONI GJITHASHTU:
Dy kundërshtarë i kanë vënë vijën e kuqe pushtetit të Ramës, thotë anëtari i Grupimit për PD
Këshilltari i PD për Shëndetësinë thotë se duhet strategji e qartë për vaksinimin
Brataj tregon nëse mund të përzgjidhet lloji i vaksinës: Nuk duhet paragjykuar kinezja
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus