Indeksi Global i Drejtësisë, Shqipëria në vendin e 78-të nga 120 shtete, katër vende më mbrapa në raport me 2019-tën
Shqipëria ka bërë hapa pas sa i përket cilësisë së Drejtësisë, bazuar në renditjen në Indeksin Global për sundimin e ligjit në vitin 2020, i publikuar nga “World Justice Project”, një institut ndërkombëtar me qendër në Shtetet e Bashkuara, i fokusuar për kërkime në fushën e ligjit.
Në indeksin global të vitit 2020 që përfshiu 128 vende, Shqipëria u rendit në vendin e 78-të, për cilësinë e funksionimit të drejtësisë duke u përkeqësuar në renditje me katër vende në raport me vitin 2019. Gjithashtu në vlerësimin total Shqipëria mori 0.5 pikë me një rënie 0,01 në krahasim me vitin 2019.
Shqipëria kishte renditjen më të keqe në rajon dhe gjithashtu kishte përkeqësimin më të lartë të indeksit nga vendet e tjera në raport me vitin 2019. Renditjen më të mirë në rajon e kishte sistemi i drejtësisë në Kosovë.
Sakaq, vendi ynë mori pikë shumë të ulëta në luftën ndaj korrupsionit, në të cilën u rendit në vendin e 100 në 128 vende dhe gjithashtu vlerësim të ulët mori për shërbimet në fushën e drejtësisë.
Vlerësimet më të larta Shqipëria i mori në fushën e rendit dhe sigurisë publike, ku vendi ynë u rendit i 36-ti, dhe të drejtat e njeriut ku i rendit i 54-ti.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut