Mjekët sërish në protestë për arrestimin e kolegëve: Jo gjyq popullor, drejtësia të gjejë prova
Mjekët e Spitalit të Traumës kanë dalë në protestë për arrestimin e dy kolegëve të tyre, që akuzohen për marrje ryshfeti.
Mjeku Gent Stroni tha se Serdi Meminit dhe Ervin Sulajt po u bëhet gjyq popullor, dhe derisa drejtësia të gjejë prova, ata duhet të lihen të lirë të bëjnë punën e tyre.
“Të mos bëhet gjyq popullor për mjekët. Të gjenden prova dhe pastaj të mbahen në burg. Drejtësia po kalon cakun e të drejtave qytetare. Mos harroni që problematika ekziston që këta mjekë janë një forcë pune, një aset i mjekësisë, të cilët janë të gatshëm të bëjnë operacion çdo ditë,” tha Stroni.
Ai ka ngritur edhe shqetësimin e mungesës së bluzave të bardha në spital, një arsye më shumë kjo që ata të gjykohen në gjendje të lirë.
“Ne këtu kemi mungesa mjekësh e i fusim në burg pa pasur prova. Ja ku kemi nga historia një mënyrë ku mund të referohemi. Po mbahen të burgosur dy persona që nuk e kanë vendin aty, nëse drejtësia e vërteton, kushdo nga ne duhet të merret me drejtësinë nëse mendon që është bërë një akt korruptiv por deri sa të vërtetohet, ky person s’ka rrezikshmëri sociale, atëherë pse mbahet në burg?”, u shpreh Stroni.
Për mjekët e QSUT-së, rëndon akuza e korrupsionit, pasi dyshohet se kanë marrë ryshfet për operacionin e 17-vjeçarit Elmidin Dylit, që u plagos në masakrën e Velipojës.
LEXONI GJITHASHTU:
- Mjekët e Spitalit të Traumës në protestë për arrestimin e dy kolegëve të tyre
- Arrestohen 2 mjekë të “Traumës”, akuzohen se morën para për të operuar të plagosurin në Velipojë
- Lihen në burg mjekët dhe infermierja që morën ryshfet për të plagosurin në Velipojë
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona