‘Në provë dhe shefat e komisariateve’, pas Ramës, Veliu u jep 100 ditë afat vartësve të tij

9 Korrik 2021 | 16:58

“Ashtu si drejtorët e policisë në qarqe dhe shefat e komisariateve kanë 100 ditë kohë për të bindur me performancën e tyre dhe për të vendosur rendin dhe rregullin në vend.” Ky paralajmërim i ngjashëm me atë të kryeministrit, Edi Rama u është komunikuar shefave të komisariateve në vend nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Sipas burimeve për rreth 90 minuta, z. Veliu i ka kritikuar drejtuesit e komisariatwve, njëjtë si kryeministri një ditë më parë. Në këtë mbledhje, ai njoftoi dhe shkarkimin e shefit të komisariatit të Sarandës, Syrja Bello dhe zëvendësimin e tij me, Klodian Kondin që më herët ka qenë pjesë e sektorit të Krimeve të Rënda në Policinë e Tiranës.

Edhe kjo lëvizje e Veliut u bë pas kërkesës së kreut të qeverisë për shkarkimin e komisariatit të qytetit bregdetar pas përplasjes me armë në një lokal nate më 20 qershor. Ndonëse ngjarja ishte e rëndë dhe të plagosur mbetën 2 persona, konkretisht pronari i lokalit si dhe një pushues i rastësishëm duket se ky rast ka kaluar pa analizën e duhur nga uniformat blu.

Rreth 20 ditë nga ajo ngjarje,  drejtuesve të policisë iu desh kryeministri, për të kuptuar masat që duheshin marrë për përplasjen me arme. Kjo praktikë e përdorur nuk është e padëgjuar më parë në radhët e bluve.

Ndalur dhe tek ndryshimet e fundit të bëra në rang drejtorësh, e konsideruar si reformim i policisë, në pjesën më të madhe të lëvizjeve nuk rezultoi gjë tjetër vetëm një transferim emrash dhe jo një riorganizim i strukturave. Shumë mbledhje, shumë lëvizje, e urdhra të papritur me një polici që ka hyrë në provën e 100 ditëshit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026

Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
13:30 | 04/06/2026