Rritje e përdorimit të gazit, mbi 1 milion bombola te importuara gjatë vitit 2020
Përdorimi i gazit për ngrohje, gatim apo makina është rritur gjatë pesë viteve të fundit, rreth 152 mijë ton. Këtë konfirmojnë për Euronews Albania të dhënat zyrtare të importit nga doganat.
Gjatë vitit qe shkoi, u futën në vend rreth 1 milion bombola, ndërsa, numri i impianteve për makina është rreth 10 mijë.
Në 2017-n u importuan rreth 120 mijë ton gaz dhe shifrat kanë ardhur në rritje të ndjeshme çdo vit. Në 6 muajt e parë të 2021-shit në doganat shqiptare kanë kaluar 83 mijë ton gaz.
Nëse ritmi vazhdon i njëjtë dhe për gjashtë muajt e ardhshëm, me gjasë viti 2021 mund të shënojë një rekord të ri.
Krahas gazit në tregun vendas janë importuar dhe bombola të të gjitha madhësive, të reja ose të përdorura, bosh ose plot, pajisje sigurie për to, si dhe impiante gazi për makina.
Siguria e bombolave të gazit u rikthye në vëmendje pas dy aksidenteve të fundit në Velipojë e Koplik.
Sipas të dhënave zyrtare të Inspektoriatit Shtetëror Teknik dhe Industrial, 17 aksidente nga bombolat e gazit kanë ndodhur në Shqipëri në dy vitet e fundit.
Janë 32 pika të tregtimit të gazit me shumicë në vend. Aktualisht shtatë pika tregtimi janë gjetur me shkelje të rregullave të sigurisë nga Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial dhe janë pezulluar për 90 ditë.
| Viti | Sasia e gazit të importuar në kilogramë |
| 2017 | 120.072.149 |
| 2018 | 123.194.684 |
| 2019 | 139.559.563 |
| 2020 | 151.912.097 |
| 2021 | 83.702.716 |
LEXONI GJITHASHTU:
- Përdorimi i pakujdesshëm i bombolave të gazit mbetet rrezik për jetën e qytetarëve
- U dogj nga shpërthimi i bombolave të gazit në Velipojë, humb jetën 19-vjeçarja
“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia
Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia