Shtatë raste të reja me COVID-19 në Shqipëri
Asnjë i vdekur dhe shtatë raste të reja nga COVID-19 janë regjistruar në vend në 24 orët e fundit.
Ministria e Shëndetësisë thotë se infektimet e reja janë identifikuar në Tiranë, Durrës, Devoll dhe Vlorë.
Aktualisht në Spitalin Infektiv shtatë pacientë po marrin trajtim spitalor të specializuar, shifër kjo, e cila tregon se në ditët e fundit është rritur numri i pacientëve që kërkojnë ndihmë nga bluzat e bardha.
Numri i të shëruarve vijon të jetë është më i ulët se rastet e reja. Sipas Ministrisë, katër qytetarë kanë mposhtur virusin duke e çuar totalin e tyre në 130,047, që nga fillimi i epidemisë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 32
Elbasan 12
Fier 11
Korçë 9
Vlorë 7
Shkodër 5
Lezhë 3
Durrës 3
Gjirokastër 1
Kukës 1.
Si pasojë e epidemisë 2,456 qytetarë kanë humbur jetën, pjesa dërmuese e të cilëve me sëmundje të tjera shoqëruese.
Autoritetet shëndetësore deri tani nuk kanë konfirmuar asnjë rast të variantit “Delta”, por mjekët bëjnë apel për kujdes.
LEXONI GJITHASHTU:
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta