U infektua njëkohësisht me dy variante të COVID, vdes e moshuara në Belgjikë

11 Korrik 2021 | 09:47

Të dielën, shkencëtarët në Belgjikë raportuan se një grua e moshuar vdiq nga COVID-19, pasi ishte infektuar në të njëjtën kohë me variantet Alpha dhe Beta.

90-vjeçarja vdiq në mars, pasi u shtrua në një spital në qytetin belg të Aalst.

“Kjo është një nga rastet e para të dokumentuara të bashkë-infeksionit me dy variante të SARS-CoV-2”, tha biologja molekulare, Anne Vankeerberghen, autore e studimit të lëshuar nga Kongresi Evropian i Mikrobiologjisë Klinike dhe Sëmundjeve Infektive.

E moshuara nuk ishte vaksinuar kundër COVID-19 dhe doli pozitive për sëmundjen, pas shtrimit të spital.

5 ditë pasi nisi kurimin, ajo humbi jetën.

Sipas Dr. Vankeerberghen, “është e vështirë të thuash nëse bashkë-infeksioni me dy variante luajti një rol në përkeqësimin e shpejtë të gjendjes së pacientit”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026