Italia shpallet kampione e Europës duke mundur Anglinë me penallti
E treta e vërteta, Italia shpallet kampione e Europës. “Të kaltrit” e drejtuar nga Roberto Mancini arritën të përmbysnin Anglinë në finale përmes goditjeve të njëmbëdhjetëmetërshave.
Në stadiumin “Wembley” të Londrës, Luke Shaw realizoi për Anglinë golin më të shpejtë të parë ndonjëherë në finalet e evropianëve, vetëm 117 sekonda. Pas pësimit të golit Italia vuajti shumë për të dalë në lojën e saj, mirëpo pasi kjo ndodhi Anglia lëshoi shumë hapësira.
Pikërisht këtë moment shfrytëzoi skuadra italiane që në pjesën e dytë, në minutën e 67-të, realizoi barazimin me Leonardo Bonuccin. Pas këtij goli Anglia u shpërfytyrua dhe vuajti shumë lëvizjet e “Të kaltërve”.
Sidoqoftë 90-të minutat përfunduan 1-1 dhe po kështu edhe pjesët shtesë, gjë që detyruan skuadrat t’i drejtoheshin penalltive. Nga pika e bardhë e penalltisë shpërdoruan Belotti dhe Jorghinho për Italinë ndërsa Rashford, Sancho dhe Saka për Anglinë.
Kështu pasi kishin provuar në vitin 2000 dhe 2012, Italia ia del ta fitojë trofeun e dytë evropian në finalen e tretë, atë të “Wembley”-it.
Vlen të theksohet se rekordi i Mancinit tashmë shkon në 34 ndeshje pa humbje, një ndeshje larg rekordit absolut të mbajtur nga Spanja dhe Brazili (35 ndeshje).
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus