Sllovenët kundër qeverisë, të vendosur të mbrojnë burimet ujore nga ndërtimet

12 Korrik 2021 | 11:39

Përmes një referendumi të zhvilluar një ditë më parë, qytetarët sllovenë refuzuan ndryshimet ligjore të propozuara nga qeveria për ndërtimet buzë detit, liqeneve apo lumenjve.

Grupet e shoqërisë civile që formuan “Lëvizjen për ujë të pijshëm” dhe mblodhën më shumë se 50 mijë nënshkrime për të bërë të detyrueshëm referendumin, thonë se ndryshimet ligjore do të lehtësonin rregullat për ndërtimin në zonat bregdetare dhe buzë liqenit.

Ata kishin frikë se do të ndërtoheshin restorante, hotele, dyqane dhe parkingje që kufizojnë hyrjen e publikut në liqene, lumenj dhe det, rrisin rrezikun e ndotjes së ujit dhe kërcënojnë cilësinë e ujit të pijshëm.

Sipas rezultateve zyrtare rreth 86.6% e votuesve votuan kundër ndryshimeve të miratuara nga qeveria, bazuar në 99.9% të votave të numëruara. Pjesëmarrja në referendum ishte 46%.

Analisti Andraz Zork, u shpreh se refuzimi i ndryshimeve në ligjin mbi burimet ujore “është çështje e mosbesimit popullor ndaj qeverisë”.

Qeveria konservatore e kryeministrit Janez Jansa tha se ndryshimet synojnë të sigurojnë më shumë fonde për mbrojtjen e liqeneve dhe lumenjve, forcimin e mbrojtjes nga përmbytjet dhe forcimin e rregullave të ndërtimit.

Në vitin 2016, Sllovenia ndryshoi kushtetutën e saj për ta bërë qasjen në ujë një të drejtë themelore për të gjithë qytetarët dhe të ndalojë tregtimin e tij.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet

Të paktën 25 persona, përfshirë 12 oficerë policie, u plagosën gjatë përleshjeve midis studentëve dhe forcave të sigurisë në një protestë kundër politikave të kursimit...
08:27 | 04/06/2026

Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka bërë thirrje për një zgjerim eksponencial të arsenalit bërthamor të vendit, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve...
08:22 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026