Ndryshon trupa gjykuese për çështjen ndaj Adriatik Llallës, dorëhiqen dy gjyqtarë

12 Korrik 2021 | 12:29

Në Apelin e Gjykatës së Posaçme ka ndryshuar trupa gjykuese për çështjen ndaj ish-kryeprokurorit, Adriatik Lalla.

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati raporton se janë dorëhequr gjyqtarët Saida Dollani dhe Dhimitër Lara, për arsye që nuk dihen ende dhe  tashmë Llalla do të gjykohet nga Nertina Kosova, Enton Dhimitri dhe Miliana Muça.

Seanca e radhës pritet të zhvillohet në datën 16 korrik, ora 11:00.

Shkak i shtyrjes së seancës është bërë edhe avokati mbrojtës i kryeprokurorit, i cili kërkoi kohë për t’u përgatitur.

Çështja ndodhet në Apelin e GJKKO-së, pasi Llalla ka ankimuar dënimin me 2 vite burg për akuzën e fshehjes së pasurisë.

Ky vendim u dha më 20 maj për akuzat e  “refuzim për deklarim” dhe “fshehje pasurie”.

Ish-kryeprokurorit iu hoq edhe e drejta e ushtrimit të funksioneve publike për një periudhë 5-vjeçare.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026