Senatorët spanjollë miratojnë që nga shtëpitë anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO
Senati spanjoll ka mbajtur një seancë plenare sot për të votuar pranimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.
Duke qenë vendi i fundit që pritej ta merrte këtë vendim, miratimi konfirmon hyrjen e Maqedonisë së Veriut në Aleancën e Atlantikut Verior.
Tani pritet vetëm miratimi në parlamentin e Maqedonisë së Veriut dhe dorëzimi i kërkesës në Uashington, pas së cilës do të merret vendimi formal deri në fund të muajit.
Kjo do të thotë që viti 2020 mund të sjellë për vendin fqinj jo vetëm hapjen e negociatave, por edhe hyrjen në NATO.
Për herë të parë në histori, vota e senatorëve u mbajt me video-konferencë, për shkak të rrezikut që po shfaq coronavirusi COVID-19 në Spanjë.
Votimi u krye nëpërmjet një sistemi kompjuterik dhe senatorët votuan nga shtëpia.
Në sallë ishte vetëm një senator, dhe një nga anëtarët e kryesisë ishte me maskë.
Spanja është vendi i katërt në botë që është prekur më shumë nga coornavirusi COVID-19, dhe ditët e fundit kanë pasur një rritje të numrit të të infektuarve dhe të të vdekurve.
Numri i të prekurve në total ka shkuar në mbi 10 mijë, dhe të vdekurit kanë arritur 491.
Policia ka nisur të vërë në zbatim masa shumë të rrepta nëpër territor, sidomos në pikat kufitare.
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi