Tenderi uniformave të policisë, Pano Soko: Ideatorët janë drejtuesit e lartë
Eksperti i ekonomisë, Pano Soko thotë se të arrestuarit për tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit janë vetëm ekzekutuesit e skemës korruptive. Ai thekson se ideatorët dhe përfituesit e vërtetë të tenderit me vlerë 25 milionë euro janë persona politikë dhe drejtues të lartë.
“Këto tenderë mbulohen nga lart, nuk i bëjnë dot një grup specialistësh. Nuk bëhen dot nga një mbështetje politike dhe dirigjim. Ministri, ish-ministri dhe madje më lartë, kryeministri. Ky është besimi që kam. Asnjëri nuk ka këllqe që t’i bëjë. Të tilla ngjarje kanë dirigjim dhe ndërhyrje nga lart”, tha z. Soko.
Kandidati për deputet i Nismës Thurje shpjegoi gjatë një interviste për Euronews Albania edhe skemën se si punonjës të Administratës Publike përdoren nga politika për të firmosur tenderë me miliona euro.
“Presioni që bëhet në administratën publike është që firmos ose ik nga puna. Ky është një realitet 30-vjeçar. Ata që janë lart janë urdhëruesit, ideatorët, dirigjentët e të gjithë procedurës, këta që janë poshtë jashtë thjesht ekzekutuesit, të cilët ose do t’i binden urdhrit ose do të ikin nga puna. Ka shumë raste që kanë ikur nga puna pasi nuk mund të rrezikojnë qetësinë dhe lirinë e familjes që një drejtor, ministër apo kryeministri të marri miliona euro. Natyrisht që ka edhe të tillë por kjo vjen për shkak të varfërisë dhe do t’u duhet të dalin në rrugë dhe e kanë me frikë se mos humbin vendin e punës”, tha eksperti.
Përballë kësaj situate, Pano Soko thotë se të akuzuarit e SPAK duhet të bashkëpunojnë me drejtësinë dhe të tregojnë se cilët janë “ideatorët”.
“Të kthehen në bashkëpunëtorë të drejtësisë pasi në fund të fundit dy duar për një kokë. Ata u braktisën, le të braktisen edhe këta të fundit”, tha ai.
Sipas ekspertit të ekonomisë nevojiten veprime të mëtejshme të SPAK në mënyrë që drejtësia e re të fitojë besimin e qytetarëve pasi hetimi i 9 zyrtarëve të deritanishëm nuk mjafton. Pano Soko iu referua dhe një raporti të KLSH që tregon se në 8 vitet e fundit ka rreth 7 miliardë euro dëm ekonomik në Buxhetin e Shtetit.
“Tenderi i uniformave është shumë interesant pasi dua të shikoj se deri ku do të shkojë. A do të mjaftohen me këta të 9? Nëse po është pesë me hiç pasi nuk e kemi luftuar fenomenin aty ku lind. Nëse shkon më lart, atëherë do të filloj të fitojë pak nga pak besimin e qytetarëve dhe të vazhdojë dhe me procedura të tjera tenderimi, ekzekutimi, koncesionimi që janë kryer në Shqipëri pasi janë plot 7 miliardë euro të kapura në shkelje të disiplinës financiare nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për 8 vitet e fundit”, përfundoi Soko.
LEXONI GJITHASHTU:
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut