Mirela Cami tregon si do të vijojë procesi i vaksinimit kundër COVID-19
Prej dy ditësh ka nisur vaksinimi pranë banesave të qytetarëve përmes njësive të lëvizshme.
Ministria e Shëndetësisë thotë se qytetarët vihen në dijeni nga mjekët e familjes se makina e lëvizshme do të jenë gjatë një dite të caktuar në zonën e tyre.
Drejtuesja e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, Mirela Cami, thotë se në terren janë shtatë njësi të lëvizshme dhe prioritet kanë ata persona që nuk kishin mundësi të paraqiteshin pranë qendrave të vaksinimit.
Ajo u shpreh për Euronews Albania se ky proces do të vijojë përgjatë muajit korrik dhe gusht, ndërsa ftoi qytetarët të mos hezitojnë marrjen e vaksinës mbrojtëse kundër COVID-19.
“Ka pasur interes, sepse e kanë pasur të pamundur të vijnë tek qendrat e vaksinimit, jo që nuk kanë dashur ta bëjnë vaksinën”, tha ajo.
Procesi i vaksinimit shtoi znj. Cami është përqendruar aktualisht tek personat mbi 50 vjeç. Sipas saj, në ditët në vijim do të ketë ditë të hapura të vaksinimit në mënyrë që edhe qytetarët mbi 18 vjeç të mund të vaksinohen.
LEXONI GJITHASHTU:
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta