“Shfaqja s’mund të vazhdojë”, sa po humbin aktorët dhe teatrot nga COVID-19 në Itali

17 Mars 2020 | 14:52

Teatri është një formë arti që ka nevojë të ketë audiencë. Megjithatë, në mesin e pandemisë në të cilën ndodhemi, teatrot italianë janë detyruar të ulin siparin të paktën deri më 3 prill, me shfaqje të anuluara në kulmin e sezonit.

Festivale të tëra janë anuluar dhe është e pamundur që teatrot të shtynë datat e shfaqjeve për shkak të planifikimeve ; programet e vjeshtës dhe të dimrit janë konfirmuar që më parë.

Kjo jo vetëm që “fshin” të ardhurat por ndikon dhe tek punonjësit të cilët duhet të justifikojnë orët e punës të nevojshme për të pretenduar për pagën minimale.  

Sipas një studimi të vitit 2017, mbi 80 për qind e italianëve që punojnë në këtë sektor nuk përfitojnë nga masat lehtësuese në rast heqje nga detyra, një shifër alarmante për një industri që karakterizohet nga punësime të ç ‘rregullta.

Massimo Dapporto, presidenti i Shoqatës së Teatrit (ApTI) shpreson se kjo krizë do të jetë një pikë kthimi për krijimin e një sistemi social për aktorët dhe punonjësit e teatrove.

Shoqata i ka bërë thirrje ministrit të Kulturës, Dario Franceschini që të shpallë masat e emergjencës. Disa i kanë kërkuar për “karantinë të paguar”, një provokim ndaj skemës së lëvizjes Cinque Stelle të cilët më parë kanë premtuar për një sistem të  ardhurash për të  gjithë  qytetarët.

Dëmi ekonomik do të jetë edhe më i madh për teatrot e pavarur dhe produksionet që financohen nga Fondi Unik për Shfaqjet (FUS).

Si shumë shtete në Europë, teatrot dhe artet mund të subvencionohen nga qeveria, por në Itali më shumë se 50 për qind e këtij fondi i shkon operave.

Në Facebook, po qarkullon hashtagu #lospettacolononsiferma, që do të thotë shfaqja duhet të vazhdojë. Nëpër rrjete sociale po qarkullojnë fragmente këngësh, historish, kërcimesh apo monologësh, në shenjë solidarizimi për t’iu treguar se janë me ta.  

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Korça, qendra e muzikës frymore! Mbi 200 artistë në AIR FEST-LULUFEST

Korça mirëpriti edicionin e dytë të Air Fest, LuluFest, një festival që mblodhi mbi 200 instrumentistë nga Shqipëria, Italia, Mali i Zi, Greqia dhe Maqedonia...
17:41 | 18/07/2026

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026