SPAK dërgon për gjykim çështjen e ish-kryebashkiakut të Pogradecit

13 Korrik 2021 | 08:38

SPAK ka dërguar për gjykim në GJKKO çështjen e ish-kryetarit të Bashkisë Pogradec Eduart Kapri, i cili akuzohet për abuzim me tenderat dhe shpërdorim detyre.

Janë dy akuza që rëndojnë mbi Kaprin dhe pesë punonjësve të tjerë të bashkisë, konkretisht për një tender për blerjen e druve dhe pengimi i zhvillimit të procesit zgjedhor më 30 qershor.

Avdulla Cano, ish-Zv.Kryetar i Bashkisë Pogradec, Nexhmi Torra, ish-koordinator i Njësive Administrative dhe Enkeleida Kllomollari, ish-Drejtoreshë e Qendrës Arsimore akuzohen për abuzim me tendera.

Sipas SPAK, nga hetimet është provuar se këta persona në bashkëpunim me ish-kryebashkiakun e Pogradecit kanë shkelur barazinë e pjesëmarrësve në tenderin e blerjes së druve.

Ndërkaq, Gurali Blaceri dhe Safet Blaceri, të dy ish-punëtorë mirëmbajtës në Drejtorinë e Qendrës Arsimore akuzohen se kanë vënë dryna me çelës në rrethin e jashtëm në tre shkollave dhe një kopshti, institucione të parashikuara për zhvillimin e zgjedhjeve.

Pak ditë më parë, pas hetimeve të SPAK u arrestua dhe kryetari i Bashkisë Lushnjë Fatos Tushe i cili akuzohet për shpërdorim detyre.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026