Abuzimet me tenderët, eksperti Preçi: Asnjë zyrtar nuk i shmanget dot përgjegjësisë
“Asnjë zyrtar, aq më tepër një zyrtar politik i nivelit të lartë, nuk mund ta nxjerrë veten jashtë përgjegjësisë politike, publike në këtë proces”.
Kështu deklaroi eksperti i ekonomisë Zef Preçi teksa komentoi në Euronews Albania hetimet e nisura nga SPAK për tenderin e uniformave në Policinë e Shtetit.
Ai shtoi se zyrtarët e lartë do të thirren nga autoritetet që të japin shpjegime së paku si nën cilësinë e personave që kanë dijeni për ngjarjen.
Ndërsa, për rastin e arrestimit të kryetarit të Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe, ai u shpreh: “Mendoj që është një lloj ekspozimi i një limoni të shtrydhur të përdorur politikisht për më shumë se 30 vjet dhe nuk pamë që të bllokohen llogaritë”.
Sipas z. Preçi, SPAK mund të përfundojë edhe si një organ i përdorur politikisht që nuk mund të arrijë qëllimin bazë.
“Në thelb mendoj që ka përpjekje për të fituar pikë, ndoshta në kuadër të përpjekjeve për çeljen e negociatave dhe për fat të keq jam dyshues që edhe ky institucion, kjo nismë e mbështetur gjerësisht edhe nga perëndimi deri tek ndryshimet kushtetuese për të cilën po shpenzohen dhjetëra miliona euro, mund të përfundojë si një zëvendësim i militantëve të një pale, me militantë të palës tjetër edhe përdorim politik, por pa arritur qëllimin bazë, jo thjesht ndëshkimi”, përfundoi ai.
Eksperti i ekonomisë nënvizoi se thelbësore në çështje të tilla është që të kthehen në buxhetin e shtetit pasuritë e grabitura.
LEXONI GJITHASHTU:
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës