Masat e reja në Greqi, liri vetëm për të vaksinuarit nga COVID-19
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis nënvizoi se do të hyjnë në fuqi kufizime të reja për të ndaluar përhapjen e virusit dhe liri do u jepet vetëm personave të vaksinuar nga COVID-19.
Sipas deklaratës së tij, kjo do të thotë se në ambientet e mbyllura si bare, kinema apo teatro do të lejohet vetëm hyrja e qytetarëve të vaksinuar.
Të shqetësuar nga një valë e katërt e pandemisë, kryeministri grek bëri me dije se vaksinimet kundër COVID-19 do të jenë të detyrueshme për punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe stafet e azileve të të moshuarve.
Në të kundërt, shtoi ai, punonjësit e këtyre sektorëve do të pezullohen nga detyra.
Mitsotakis gjithashtu vuri në dukje se është e nevojshme që deri në fund të gushtit të jetë vaksinuar 70 për qind e popullsisë së rritur.
Kryeministri grek paralajmëroi se shfaqja e variantit Delta dhe ngurrimi i disa qytetarëve për t’u vaksinuar përbën një kërcënim të dyfishtë në përhapjen e virusit.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut