Padia ndaj ambasadorit Soreca, BE: Fushatë kundër delegacionit në Shqipëri, akuza të pabaza

13 Korrik 2021 | 14:26

Bashkimi Evropian reagoi sot pas padisë që Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar bëri në Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion ndaj ambasadorit të Bashkimit Evropian në Tiranë.

Nëpërmjet zëdhënësit, Peter Stano, BE deklaron se akuzat ndaj ambasadorit Luigi Soreca janë të pabaza. Gjithashtu, Stano shprehet se ka një fushatë të drejtuar kundër delegacionit të BE në Shqipëri.

“Ambasadori Soreca, ka mbështetjen dhe besimin e plotë dhe të patundur të drejtuesve të lartë të Komisionit Evropian dhe EEAS-së për punën e madhe që po bën në terren në interes të BE-së, marrëdhënieve BE-Shqipëri dhe në interes të popullit shqiptar,” – tha Stano.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ngriti pretendime ndaj ambasadorit Soreca ditën e seancës për çështjen e teatrit në Gjykatën Kushtetuese. Ata patën kërkuar shpjegime për një takim që Soreca pati kryer me kryetaren e Gjykatës, Vitore Tusha, pasi hodhën dyshime se ai është munduar të ndikojë në gjykim.

Delegacioni Europian i ka konsideruar si shpifje këto pretendime të aleancës për temën e diskutimit dhe nëpërmjet një postimi në Twitter, sqaroi se deklarata e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar nuk është e bazuar në të dhëna të vërteta dhe se gjatë takimit nuk pati asnjë diskutim në lidhje me çështjen e hapur në gjykatë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026